GazetaMax
LAJME

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, gjatë fundjavës shi i rëmbyeshëm

Shkup, 13 maj – Moti sot do të jetë me diell dhe më nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Kah fundi i ditës do të ketë paraqitje të jostabilitetit të shkurtër kryesisht në pjesët jugperëndimore. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtim i ndryshëm e cila më e shprehur do të jetë përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 24 deri në 31 gradë Celsius. UV=8.

Në Shkup kryesisht mot me diell dhe pak më nxehtë me vranësira të vogla lokale. Temperatura minimale do të bie deri në 10 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 30 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë fundjavës në orët e pasdites vranësira do të rritet dhe në disa vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Veçanërisht mot jostabil do të jetë të shtunën kur proceset lokalisht do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa është e mundur edhe paraqitje e breshërit.

Related posts

Një fëmijë gjashtë vjeçar mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

e-max

Taleski: LSDM-ja nuk përzihet në punët e brendshme të BDI-së

e-max

Rreziqet kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe projektet “Qytetet inteligjente”

e-max