GazetaMax
LAJME

Konferencë “Të rinjtë i festojnë informatorët”

Shkup, 13 maj – “Të rinjtë i festojnë informuesit” është konferenca e sotme e titulluar që do të mbahet në Shkup, mbështetur nga Nisma rajonale për antikorrupsion, në bashkëpunim me Forumin rinor arsimor (FRA).

Qëllimi është, ceket në kumtesën e FRA-së, të shënohet dita e informatorëve.

Në konferencë do të mund të shihen përvojat nga vendi, por edhe në nivel global, për pozitën e informatorëve. Është paralajmëruar se do të mund të dëgjohet më shumë për kanalet për zbulim dhe mekanizmat për mbrojtje të informatorëve, çfarë pjesëmarrje ka shoqëria qytetare për mbështetje të informimit përmes përfaqësimit të politikave publike, arsimit publik, ndihmës juridike dhe mbështetjes tjetër, si dhe rëndësia e vetëdijes publike, posaçërisht të të rinjve, për rëndësinë e informimit në luftën kundër korrupsionit dhe edukimit të opinionit për informatorët.

Siç është paralajmëruar, në konferencë do të marrin pjesë gazetari, Tomisllav Kezharovski, Gjorgji Llazarevski, informator dhe zbulues, Aneta Arnaudovska, këshilltare për antikorrupsion, sekretariati NRA, Xherard Rajl, drejtor i konsorciumit ndërkombëtar të gazetarisë hulumtuese, Mark Vort, ekspert për informim, sekretariati NRA, Elmerina Ahmetaj Hrelja, eksperte për antikorrupsion, sekretariati NRA. Do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga delegacioni i BE-së në Maqedoni të Veriut dhe nga organizata dhe institucione të tjera.

Related posts

LSM falenderon pushtetin: Nuk ka ulje të pagave dhe humbje të vendeve të punës

e-max

Krim në famlje, detaje nga vrasja në Elbasan, kunati qëlloi me sëpatë motrën e gruas në rrugë, autori u arrestua “rastësisht”

e-max

Pendarovski: Nëse duam progres të qëndrueshëm duhet rishqyrtuar modeli për zhvillim ekonomik

e-max