GazetaMax
Lajme

Moti sot me vranësira dhe temperatura deri 14 gradë

Shkup, 30 dhjetor – Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, nëpër disa lugina, veçanërisht përgjatë Vardarit me paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi perëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale prej 9 deri 14 gradë.

Në Shkup paradite me paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta, gjatë ditës mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me mjegull. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 10 gradë.

Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe kryesisht të qetë me temperatura relativisht të larta ditore. Nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta me intensitet të ndryshueshëm edhe në fillim të javës së ardhshme.

Gjatë natës së vitit të ri moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë, ndërsa nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta.

Related posts

Shkarkohet kreu i KLP-së, Alfred Balla

Gazeta Max

Nesër kongresi i PLD, do të zgjidhet kryetari i ri i partisë, Zajkova kandidate e vetme

Gazeta Max

Një shitore është djegur ndërsa dy të tjera janë dëmtuar nga zjarri që shpërtheu në Tetovë

Gazeta Max