GazetaMax
Lajme

MPJ rekomandon që të mos udhëtohet për në Republikën Islamike të Iranit

Shkup, 9 Tetor – Ministria e Punëve të Jashtme apelon deri te të gjithë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të mos udhëtojnë në Republikën Islamike të Iranit, për shkak protestave të dhunshme në pjesë të ndryshme të vendit, veçanërisht në Teheran.

Ndërsa, nëse shtetasit tanë ndodhen në territorin e Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të qëndrojnë në vende të sigurta, të shmangin tubimet publike dhe nëse nuk kanë arsye të rëndësishme, të largohen nga vendi.

Për informata shtesë, të gjithë qytetarët tanë, të cilët ndodhen brenda apo jashtë vendit, duhet të ndjekin vetëm kanalet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, rrjetet sociale të Ministrisë dhe Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, si përfaqësi diplomatiko-konsullore përgjegjëse për Iranin.

Njëkohësisht, qytetarët tanë mund të kontaktojnë në numrin e telefonit të kujdestar të Ministrisë së Punëve të Jashtme +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: globalsos@mfa.gov.mk

Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të ndjekë situatën në Iran dhe të informojë në kohë për udhëzimet e mundshme për veprim për qytetarët tanë.

Related posts

Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Procesin Bërdo-Brioni në Slloveni

Gazeta Max

Drejtori i QIK-ut i humbur në kohë e hapësirë: Luftën në Ukrainë e paskan shpikur mediat

Gazeta Max

Mbajmë rekord në Europë për helmimet nga përdorimi i detergjenteve

Gazeta Max