GazetaMax
Lajme

MPJ: Rezoluta e KE e bazuar në konstatimet dhe rekomandimet e mendimit të ekspertëve të pavarur

Shkup, 8 shkurt –  Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar edhe në të ardhmen në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pakicave, pavarësisht për cilën bashkësi etnike bëhet fjalë, dhe është e hapur për bashkëpunim dhe dialog me mekanizmat përkatës të të drejtave të njeriut. Këtë e porositi Ministria e Punëve të Jashtme sot pasi sot Komiteti i ministrave në kuadër të Këshillit të Evropës, miratoi Rezolutë për Maqedoninë e Veriut me të cilën është kompletuar cikli i pestë i vlerësimit të rregullt të vendit lidhur me zbatimin e angazhimeve të ndërmarra me inkuadrimin drejt Konventës kornizë për pakica nacionale.

“Në procesin e miratimit të Rezolutës janë paraqitur amendamente të shumta nga një delegacion tjetër i interesuar, i cili nuk ka marrë mbështetjen e shumicës së shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Ndër të tjera, argumentimi i shumicës së lartë të përfaqësuesve është se procese të tilla nuk duhet të politizohen dhe bilateralizohen së tepërmi, por duhet të bazohen në frymën dhe parimet e së drejtës dhe standardeve ndërkombëtare, si dhe në konstatimet objektive të ekspertëve të pavarur që pasqyrojnë situatën reale. Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar edhe në të ardhmen në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pakicave, pavarësisht për cilën bashkësi etnike bëhet fjalë, dhe është e hapur për bashkëpunim dhe dialog me mekanizmat përkatës të të drejtave të njeriut”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Procesi i monitorimit, i cili zgjat për një periudhë të caktuar dhe në të cilin çdo vend kontraktues i Konventës kalon në mënyrë ciklike çdo 5 vjet, kulmon me miratimin e një Rezolute nga Komiteti i Ministrave. Rezoluta, potencon nga MPJ, bazohet në gjetjet dhe rekomandimet e opinionit të ekspertëve të pavarur të Komitetit Këshillimor të Konventës Kornizë për Pakicat Kombëtare, të cilët, ndër të tjera, vizituan edhe vendin në nëntor 2021.

Related posts

Qytetet janë ndotësit më të mëdhenj të mjedisit

Gazetamax.mk

UNT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Gazetamax.mk

Përkeqësohet situata me gripin, mbi 200 kontrolle vetëm në Kozle

Gazetamax.mk