GazetaMax
Lajme

MPJ: Spekulime janë informacionet e publikuara për përdorimin e gjuhës maqedonase në KB

Shkup, 8 qershor – Lidhur me spekulimet e raportuara për përdorimin e gjuhës maqedonase në kuadër të Kombeve të Bashkuara, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se i vetmi dokument referues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për atributet kryesore dhe të dhënat për vendet është UNTERM (shkurtesë e UN Terminology). Informacionet e publikuara, vlerësohet në kumtesën e MPJ-së, paraqesin spekulime dashakeqe, synimi i të cilave është të shkaktohet shqetësim i panevojshëm i opinionit dhe të njëjtat nuk korrespondojnë me interesat e Maqedonisë së Veriut.

Në dokumentin e UNTERM, siç thuhet në kumtesë, të ofrohen informacionet bazë për secilin vend: emrin zyrtar, emrin e shkurtër, gjuhën e shtetit, emrin e valutës, kodet ISO etj. (Më poshtë linku i UNTERM me të dhënat zyrtare për Maqedoninë e Veriut). (Link: https://unterm.un.org/UNTERM/Display/Record/UNHQ/NA/1c98d616-3b6a-4d15-a7cb-f88c7f988b83)

Sekretariati i OKB-së, si dhe të gjitha organet e tij, është i detyruar t’u përmbahet dhe t’i respektojë të dhënat e paraqitura në të (UNTERM). Të punësuarit e Sekretariatit të KB-së nuk kanë kompetenca për interpretim të çështjeve të këtilla. Sekretariati i KB-së udhëheq dhe ka kompetenca në menaxhimin e çështjeve rreth përdorimit të 6 gjuhëve zyrtare të Organizatës (angleze, frënge, spanjolle, arabe, kineze dhe ruse).

Misioni i përhershëm i Maqedonisë së Veriut pranë KB-së në Nju-Jork, mban takime të rregullta me përfaqësues të Sekretariatit të KB-së, dhe në atë drejtim nuk ka asnjë indikacion që mund të kenë lidhshmëri me spekulimet të publikuara.

“Në përputhje me interesin e opinionit, Misioni ynë në Nju-Jork i kontaktoi përfaqësuesit e Sekretariatit, nga ku edhe zyrtarisht na u konfirmua praktika dhe rregullativa aktuale, përmes të cilave kategorikisht hedhen poshtë të gjitha spekulimet e raportuara në media për gjoja “instruksion të brendshëm në OKB për mënyrën e përdorimit të termit – Gjuha maqedonase”, thuhet në kumtesë.

Nga MPJ theksojnë se informacionet e publikuara paraqesin spekulime dashakeqe, synimi i të cilave është të shkaktohet shqetësim i panevojshëm i opinionit dhe të njëjtat nuk korrespondojnë me interesat e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Kuvendi nesër do ta vazhdojë debatin për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2023

Gazetamax.mk

Taravari do konsultohet me organet partiake për çdo vendim/ Qeveria bën gati pakon e resoreve për ASH

Gazetamax.mk

Në Krushevë dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 20 metra

Gazetamax.mk