GazetaMax
Lajme

Muhamed Ali emërohet Drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave

Me nder dhe përgjegjësi të madhe, sot mora detyrën si Drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Jam plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj pozite dhe sfidat që sjell me vete. Do të angazhohem maksimalisht për të siguruar reagim të shpejtë dhe efikas ndaj krizave – përmes koordinimit të fortë ndërmjet institucioneve, rritjes së kapaciteteve dhe komunikimit të hapur me qytetarët.

Në veçanti, falënderoj Kryetarin Izet Mexhiti dhe gjithë strukturën e koalicionit Vlen për besimin dhe përkrahjen.

Ndryshimi që solli “Vlen” po dëshmon çdo ditë përkushtimin për të ndërtuar një ambient ku kuadrot e reja marrin përgjegjësi dhe kontribuojnë në ndërtimin e institucioneve më funksionale dhe më afër qytetarit.

Me përkushtim dhe transparencë – për një menaxhim më të mirë të krizave!

Related posts

Ku u morën 500 mijë eurot e fshehur në tubat e aspirimit?

Gazeta Max

Liqeni i Prespës po shndërrohet në një moçal

Gazeta Max

Është i nevojshëm konsensus për çështjen e integrimit në BE

Gazeta Max