GazetaMax
SPORT

Muharrem Gjocaj lavdëron nipin e Luan Krasniqit

Menaxheri dhe promotori shqiptar, Muharrem Gjocaj, ka thurur fjale mjaft te mira për boksierin e talentuar, Ardian Krasniqi, i cili arriti fitoren e tij të dytë në boksin profesionist gjatë fundjavës në Ferizaj.  “Një talent i jashtëzakonshëm është duke arritur suksese te vazhdueshme, e ky është boksieri Ardian Krasniqi. Ai në evenimentin e boksit qe u mbajt me Ferizaj arriti pa probleme te mëdha me KO në rundin e parë te mposht kundërshtarin e tij me përvojë, Orsos i cili vinte nga Hungaria. Kështu, jemi duke e parë edhe një talent ne ring qe është duke ecur drejt kampionit ashtu siç ishte axha i Ardianit legjenda e boksit Luan Krasniqi. Këtij talenti i uroj fitoren dhe shumë suksese ne karrierë si një boksier profesionist”, tha Gjocaj, i cili ne dy ndeshjet qe po i zhvillon Ardiani është në stafin e tij.

Related posts

Lukaku: Largimi nga Interi ishte i gabuar

e-max

Bellerin do të mungojë 3 deri në 4 javë

e-max

Zbulon Fabrizio Romano – Saliba ishte një alternativë për Barcelonën, nëse do dështonte Kounde

e-max