GazetaMax
Uncategorized

Zgjedhjet lokale në Tetovë, “ luanët e opozitës shqiptare” filluan ti numërojnë aktivistët e Alternativës

Hamdi Nuhiju

E dini të gjithë, në Tetovë me 20 gusht mbahen zgjedhjet lokale. Billi Kit, i pari i komunës së Tetovës nuk ka arritur që të siguroje shumicën në kuvendin komunal. Edhe slogani i tyre në këto zgjedhje është për shumicë në kuvendin komunal.

Billi Kit është term ledhatues! Mos u grithni menjëherë ju të taborit tjetër. Zgjedhjet lokale janë referendum i zgjedhjeve për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Lëvizja Besa garon vet, Aleanca për shqiptarët, Alternativa për Tetovën, PDSH-ja dhe BDI-ja. Madje edhe Levica e Apasievit që solidarizohej me vëllezërit e përvuajtur serb në veriun e Kosovës ka dal në këto zgjedhje vet.

Gara ka nisur zyrtarisht! Normal në bazë të trendit, njerëzit gjithmonë sytë i kanë te opozita, pasi që tek to shohin një lloj shprese dhe ngulmimi më të madh për të kërkuar rrëzimin e pushtetit.

I përcollëm konventat provomuese dhe fillova të dridhem nga numri i madh, zëri kumbues dhe jehona e opozitës shqiptare. Thash në vete këto njerëz do ta pushtojnë edhe Stambollin. Po, atë qytet të madh me miliona banor të cilin me një të prekur të sustës nga qendra në Livadhi të Strugës e fitojnë.

Por fillova të numëroj. Një e madhe e shtypit, dy e vogël e shtypit dhe kështu deri në shtatë. Numërimi arriti deri në gjashtëdhjetë e shtatë. I ktheva numrat përsëri në anën tjetër, fillova të numëroj mbrapshtë, 67, 66 e kështu deri në një. Numrat nuk shtoheshin. Thash në vete t`i shumëzoj. Kur ja po lexoj një portal të Aleancës për shqiptarët: Alternativa në krejt Maqedoninë e Veriut nuk i ka as 50 aktivist. Çudia e madhe. Një zbulim epokal i shekullit.

E kam një pyetje deri te ekspertët e fushës: A çiftëzohen numrat? Nëse po, unë nisi një iniciativë vullnetare për të çiftëzuar numrin 67. Së paku le të bëhet 300! Gjithë ai qytet i madh, ai slogan i rinisë, numri shtatë dhe vjedhja e ngjyrave të Alternativës, gjithë ky mund nuk e meriton të vlerësohet me notën 67.

Është për të ardhur keq nga kjo katandisje e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kur nuk ka opozitë, nuk ka shpresë në atë vend. Ne nuk i gëzohemi katandisjes së Aleancës për shqiptarët në Tetovë. Jo vetëm kjo. Për keqardhje është edhe mënyra se si këto portale po mundohen me mbuluar diellin me shosh. Po numërojnë aktivistët e Alternativës. 50! Le të janë 50, janë të Alternativës nuk janë tuajt!

Me 20 gusht varet edhe fati politik i kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasamit. Ja e thash emrin, gëzohuni ju nga tabori tjetër. Ndoshta nuk është ngjitur për karrige për ta marr të njëjtën me vete.

Në të kaluarën, analistët politik dhe publicistët, spektrin politik në Maqedoninë e Veriut e ndanin në formë të pashallëqeve. Pashallëku i Tetovës me pasha Menduh Thaçgin, Pashallëku i Shkupit, Kumanovës, Gostivarit, Strugës etj. Secili pashallëk me një pasha në veti. Secila parti me popull në veti, shqiptar por popull partish. Por zgjedhjet e 20 gushtit e transformuan pak këtë mentalitet dhe ide. Tetovarët gjithmonë të parët kanë ditur të lexojnë saktë djallëzitë e politikanëve. Ato e meritojnë një këshillë komunal me njerëz të cilët nuk votojnë për shtimin e merimangave në qytet për t`i dënuar njerëzit, por për shtimin e parkingjeve dhe hapësirave për t`i parkuar veturat.

Ata e meritojnë një këshill komunal me njerëz të cilët nuk votojnë kundër Këshillit rinor për buxhetin prej 0.1 %, por përkundrazi e shtojnë buxhetin për Këshillin rinor dhe i stimulojnë të rinjtë për të shtuar aktivitetet rinore dhe përfshirë në vendimmarrjen e komunës. Një program të këtillë e kam lexuar te Alternativa. Kam dëshirë që ai program të bëhet program i komunës së Tetovës. Por, kjo gjë është në dorën tuaj.

Related posts

Pajisjet që konsumojnë energji edhe kur nuk përdoren

e-max

Vetura e re elektrike kineze si në filma me kartona

e-max

Tesla do të ofrojë Modelin X Plaid me të njëjtin modalitet si Model S

e-max