GazetaMax
Lajme

Murtezani dhe Superti me angazhim të përbashkët për progresin e reformave dhe hapjen e Klasterit të parë

Në kuadër të vizitës dyditore pune në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani sot mbajti takim edhe me Valentina Superti, Drejtoreshë në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerim dhe fqinjësi lindore (DG ENEST) në Komisionin Evropian.

Diskutimet u zhvilluan në kontekst të fazës së avancuar të përgatitjeve për hapjen e Klasterit 1 (Vlerat Themelore), ku theksi i veçantë u vendos në përmbushjen përcaktuesve për hapje që janë parakusht për hapjen e këtij klasteri, të përcaktuar në Kornizën Negociuese. Ministri Murtezani informoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut tanimë i finalizon dokumentet thelbësore strategjike: Udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës, si dhe Planin shoqërues të veprimit për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve dhe Udhërrëfyesin për reformat në administratën publike; më çka praktikisht rrumbullakohet përmbushja e kushteve dhe hapet rruga për fillimin formal të negociatave, duke filluar me hapjen e Klasterit të parë.

Ministri Murtezani theksoi se këto dokumente janë rezultat i koordinimit të rrënjësor me Komisionin Evropian dhe përfshirjen e palëve të interesuar relevant nga sektori institucional, civil dhe ai i ekspertëve, duke përfshirë edhe prezantimet publike para organeve kompetente parlamentare. Versioni përfundimtar i dokumenteve po harmonizohet me Komisionin Evropian, përpara miratimit të tyre formale nga Qeveria.

Në mënyrë shtesë, u shqyrtuan aktivitetet aktuale lidhur me zbatimin e Agjendës Reformuese 2024–2027 dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë procesin e vlerësimit të Kërkesës së parë për pagesën e mjeteve, të dorëzuar në Komisionin Evropian më 14 mars të këtij viti. U diskutuan edhe reformat e planifikuara për realizim deri në qershor 2025, veçanërisht në sferën e energjetikës, transformimit digjital, mjedisit të biznesit dhe sundimit të së drejtës.

Superti përshëndeti përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e detyrimeve të saj dhe qasjen proaktive në ndërtimin e strukturës institucionale funksionale për menaxhimin e procesit euro-integrues. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe të hapur, si parakusht për perspektivë të besueshme evropiane dhe realizimin e rezultateve të qarta në afrimin drejt BE-së.

Related posts

Kryeministri Kovaçevski uron Pashkët

Gazeta Max

Zejtaria po humbet, për shkak të krizës në Strugë

Gazeta Max

Liderët në takim, do të diskutojnë për të ardhmen evropiane

Gazeta Max