GazetaMax
Lajme

Murtezani: Nuk mund të zgjerohet shumica duke shkelur mbi integritetin e një partie politike e cila ishte kyçe për të shpëtuar këtë Qeveri

Nuk mund të ketë zgjerim të qeverisë duke shkelur mbi dinjitetin e një partie politike, e cila, para një viti më parë ishte kyçe që të ketë shumicë parlamentare. Kështu tha, drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani, në emisionin “Top Tema”. Ai tha se opinioni e dinë shumë mirë, se kur ata janë qasur në dhjetor 2021 aspak nuk kishte shumicë parlamentare.

“Me hyrjen në Qeveri, ne kemi paguar një çmim të caktuar politik. Kemi qenë plotësisht të vetëdijshëm sepse në atë moment kemi vlerësuar se duhet të merret vendimi në interes të shtetit dhe procesit euroatlantik”, tha Orhan Murtezani. Murtezani tha se ata insistojnë që principe të caktuara dhe moral kur ka marrëveshje politike të nënshkruar që është me afat ajo edhe të respektohet. AI tha se të gjithë e dinë shumica momentale numëron 64 deputetë, që nënkupton se shumica është stabile, kuorum në kuvend ka, por problematizohet kuorumi për shkak se BDI nuk kontroll mbi grupin e vet parlamentar.

“Kjo është poenta qendrore, që donë të thotë se BDI me mospajtimet e saj, po e destabilizon tërë Qeverinë. Në situatë të tilli ku për shkak të BDI-së, duhet të hyjë ASH pse Alternativa, ose ja të mos jetë Alternativa, pse edhe LSDM duhet të paguaj çmim që BDI të paguaj çmim nga përçarja e brendshme e BDI-së”, tha Murtezani. Sipas tij nuk mund të zgjerohet shumica duke shkelur mbi integritetin e një partie politike e cila ishte kyçe për të shpëtuar këtë Qeveri.

“Ne nuk jemi kundër hyrjes së ASH-së, në Qeveri ne jemi kundër me forcë po hynë Aleanca në Qeveri”, shtoi më tej zëdhënësi i AAA-së, Orhan Murtezani.

Related posts

Bekteshi: Do të ndërmarim masa konkrete që të ulet pritja e qytetarëve nëpër kufi

Gazetamax.mk

Qeset e plastikës gjithandej, ligji për largim të përdorimit nuk po përdoret sepse qeset janë në përdorim!

Gazetamax.mk

MPJ: I plagosuri i cili ishte bashkë me Okin, është jashtë rrezikut për jetë

Gazetamax.mk