GazetaMax
SPORT

Napoli refuzon ofertën e West Ham për Zielinski

West Ham kërkon shërbimet e Piotr Zielinskit, por Napoli kanë refuzuar një ofertë të tyre.
Sipas ‘Sportitalia’, West Ham United ka bërë ofertën e parë zyrtare për Zielinski, por është ende shumë larg çmimit të kërkuar të Napolit.
Sipas mediave italiane, skuadra e Premier Ligës ka ofruar 25 milionë euro plus shtesa për polakun.
Por, Napoli duan 35 milionë plus bonuset që e çojnë shifrën në rreth 40 milionë euro.
Mesfushori është nën kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2024, edhe pse ka një opsion për ta vazhduar edhe për një vit.
Milani gjithashtu është lidhur me Zielinski si një alternativë e mundshme për Renato Sanches.

Related posts

Së shpejti Broja do të sqarojë të ardhmen e tij

e-max

Luka Doncic me rekord në NBA

e-max

Brazili konsolidon kreun, Italia kalon Spanjën! Si renditen Shqipëria dhe Kosova?

e-max