GazetaMax
LAJME

Ndahet nga jeta mjeku Musli Ferati, Besimi: Ishte i përkushtuar dhe shumë human

Tetovë, 27 Qershor – Është ndarë nga jeta Dr. Spec Musli Ferati mjek specialist i psikiatrisë. Me këtë rast, një nga bashkëpunëtorët e tij, ish drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi shkruan se me pikëllim të madh ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të mjekut Ferati, të cilin e përkujton si figurë humane dhe të përkushtuar në profesion.

 

Me pikëllim të madh e morra lajmin e ndarjes nga jeta të Dr. spec. Musli Ferati, të cilin e kemi njohur si një mjek të përkushtuar, humanist dhe njeri me tipare shembullore. Andaj në radhë të parë familjes së Doktorit dhe gjithë kolegëve ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, duke e lutur të Madhin Zot që të ndjerin ta shpërblej me xhehnet, familjes dhe miqve Zoti të ju jep durim. Mungesa e Doktor Musliut gjithnjë do ndjehet në rrethin tone, ka shkruar kështu Besimi.

https://www.facebook.com/photo?fbid=8481989598493359&set=a.648198125205918

Related posts

Xhaferi në konferencë në Parlamentin evropian në Bruksel

e-max

Infermierët, laborantët dhe fizioterapistët: Problem koeficientët dhe njohja e arsimit të lartë

e-max

Nuk ka pengesa, të gjitha fluturimet në aeroport vijojnë sipas orarit

e-max