GazetaMax
BALLINA

BDI: VMRO dhe ASH mbrojnë krimin dhe dhunojnë Kuvendin

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër dhunën e ushtruar sot në seancën e Komisionit për Çështje Europiane në Kuvend nga ana e deputetëve të VMRO DPMNE-së bashku me deputetët e Aleancës për Shqiptarët.

Gjithmonë kur temë e diskutimit dhe në rend dite në Kuvend është vendosja e drejtësisë në vend, VMRO DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët provokojnë dhunë verbale dhe fizike me qëllim që të mbrojnë krimin dhe gjithnjë shfaqen kundër funksionimit të mirëfilltë të sistemit gjyqësor.

Sot në seancën e Komisionit për Çështje Europiane edhe njëherë u dëshmua se VMRO DPMNE dhe partitë tjera opozitare ushtruan dhunë për të bllokuar punimet e Komisionit dhe pikërisht deputetët të cilët janë nën hetime, nxitën incident dhe ndaluan seancën.

Bashkimi Demokratik për Integrim informon qytetarët dhe mbarë opinionin se Kuvendi do të vazhdojë të funksionojë në frymën pro perendimore-euroamerikane dhe do ta mbështesë agjendën reformuese në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Related posts

Grubi: Vetingu i domosdoshëm, funksionarët të kontrollohen para se të vijnë në pozitë

e-max

Grubi – Garcia: Spanja mbështet rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut

e-max

Tv24/ Mickoski dhe “Grupi i Zjarrit” të koordinuar në sulmet kundër Grubit

e-max