Një lajm i hidhur ka tronditur sot të gjithë sportdashësit, simpatizuesit e Shkëndijës dhe mbarë opinionin. Në moshë të re ka ndërruar jetë ylli i futbollit dhe trajner në Klubin Futbollistik “Shkëndija”, Agron Memedi nga fshati Përshevcë i Tetovës.
Agron Memedi lindi më 5 dhjetor 1980 në Tetovë. Si futbollist luajti kryesisht si mbrojtës i majtë dhe e ndërtoi karrierën e tij në klube të Maqedonisë së Veriut. Pas viteve të para te Shkëndija, kaloi te Renova, ku luajti më gjatë dhe fitoi titullin e kampionit (2009/10) dhe Kupën e Maqedonisë (2010/11). Kishte edhe një periudhë te Metalurg Shkup, ndërsa përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në një ndeshje miqësore. Karrierën e lojtarit e mbylli në janar 2018.
Pas tërheqjes, Memedi kaloi në stolin e trajnerëve. Në pranverën e 2018-ës drejtoi për pak kohë Renovën, ndërsa më pas punoi në akademinë e Shkëndijës. Që nga gushti 2026 është pjesë e stafit teknik të ekipit të parë të kuqezinjve si ndihmës trajner i Artim Pollozhanit, duke u kthyer kështu pranë klubit ku nisi rrugën e tij profesionale.
U prehtë në paqë!
