GazetaMax
Lajme

Ndërpritet greva në Postën e Maqedonisë, arrihet marrëveshje për pagat

Shkup, 26 tetor – Protesta në Postën kombëtare të vendoset në pushim, paga për shtator të paguhet më së voni deri të premten, 28 tetor 2022, ndërsa për muajt e ardhshëm të paguhet në afatin e paraparë ligjor, deri më datën 15, dakorduan sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Postave, Vasko Stefanov me përfaqësues të organizatave sindikale në këtë ndërmarrje, Boro Veigdenov dhe Mlladen Stojanovski, të shoqëruar nga kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

Për epilogun nga takimi, përmes kumtesës informoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Veligdenov dhe Stojanovski për MIA-n konfirmuan se protesta vendset në pushim, por paralajmërojnë se nëse nuk plotësohet e dakorduara, do ta aktivizojnë paralajmërimin për protestë të përgjithshme para Qeverisë.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në takimin u obligua që të dorëzojë informatë deri te Qeveria dhe në seancën e ardhshme qeveritare të vendos pikë në rendin e ditës, me të cilën u jepet obligim të gjitha institucioneve shtetërore t’i shfrytëzojnë shërbimet e SHA Postat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me ndryshimet e Ligjit për shërbime postare.

Të punësuarit në Postat kombëtare para një jave filluan me protesta të përditshme paralajmëruese, duke kërkuar në fillim pagesën e pagave për shtator. Protestat u mbajtën gjatë pauzave në filialet në Shkup dhe në tërë shtetin.

Related posts

Hoxhaj: Kryesimi i OSBE nga Maqedonia e Veriut forcon pozicionin e Ballkanit Perëndimor

Gazetamax.mk

Bislimovski: Do të përpiqemi maksimalisht që të mos kemi shtrenjtim të rrymës

Gazetamax.mk

Trajkoviq analizon situatën në Serbi: Vuçiqi u kap mat

Gazetamax.mk