GazetaMax
Lajme

Ndërpritet seanca e 86-të e Kuvendit, vazhdimi do të varet nga puna e komisioneve kuvendore

Shkup, 22 shtator – Seanca e sotme e 86-të e Kuvendit nuk ka zgjatur as gjysmë ore, sepse ende komisionet amë nuk e kanë përfunduar punën për katër pikat e para të rendit të ditës, ndër të cilat është edhe Propozim-vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e situatës së krizës në furnizimin me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së opozitare, Nikolla Micevski kritikoi lidhur me punën e komisioneve, duke theksuar se ata kanë reaguar që para disa muajve për situanën aktuale dhe se tani më është vonë me atë që deri më tani është dashur të punohet. Ai theksoi se situatat e krizës do të votohen, por se deri në votim pushteti do të duhet t’i përgjigjet shumë pyetjeve lidhur me situatën.

Pas pikës së parë, Propozim-vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në të gjithë territorin e vendit, e dyta – Propozim-vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në zonën e qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë së shfrytëzimit të lëndëve djegëse alternative dhe gjendjes së tregut të energjisë termike, si dhe propozimin e Planit hapësinor të Parkut nacional “Pelister” 2016-2030 dhe Propozimi-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për disiplinë financiare, do të debatohet pasi do të shqyrtohen nga ana e Komisionit për mbrojtje dhe siguri.

Në seancën e sotme deputetët e shqyrtuan pikën e pestë – Kërkesën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 6 paragrafët (2) dhe (5) të Ligjit për borxhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit për lidhjen e rrugëve lokale, për të cilën nuk kishte folës të regjistruar, kështu që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi kërkoi votim për propozimin që kërkesa të mos arsyetohet dhe që aty. nuk ka nevojë për një interpretim autentik të atij neni. Nga 109 të pranishëm në sallë, 61 votuan “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim”.

Kryetari i Kuvendit në fund theksoi se seanca e 86-të kuvendore me siguri do të vazhdojë të martën, por se kjo do të varet nga puna e komisioneve.

Related posts

Lajmet e rreme në shërbim të rritjes së ndikimit rus në rajon

Gazetamax.mk

Nga nesër pritet ulje e temperaturave

Gazetamax.mk

Shkollat e mesme hapin dyert për semimaturantët

Gazetamax.mk