GazetaMax
Kuriozitete

Ndeshja mes Shkëndijës dhe Shkupit ka nisur pa incidente

Për dallim prej herës së shkuar kësaj radhe, derbi në kuadër të ligës së parë të Maqedonisë mes Shkëndijës se Tetovës dhe Shkupit ka nisur pa incidente. Sigurim policor kësaj radhe nuk pati as në pikë pagesën e Zhelinës në hyrje të Tetovës dhe as sigurim të shtuar tek stadiumi i qytetit. Tifozët e klubit fudbollistik Shkupi as sot nuk u penguan të marrin pjesë në ndeshjen mes Shkëndijës dhe Shkupit.
Orë më herët, udhëhëqesit e tifozeve të të dyja skuadrave u thirren në takim tek zëvendëskryeministri për sistem pilitik Artan Grupi, me qëllim përcjelljen e një mesazhi për një lojë fer dhe pa incidente. Ndryshe, në ndeshjen e parë të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, edhe përkundër masave të shtuara të sigurisë, megjithatë ndeshja nuk kaloi pa invidente, si jashtë po ashtu edhe brenda stadiumit.

Related posts

Nënshkroi me skuadrën ruse, Polonia nuk e fton lojtarin në Kupën e Botës

Gazeta Max

Kosova-Burkina Faso, FFK-ja e zbulon orën dhe pikat e shitjes

Gazeta Max

Nuk ngopej me gola ndaj Realit, e habitshme çka iu thoshte Pique shokëve të tij

Gazeta Max