GazetaMax
Ballina

Ndiheni të fryrë pas ushqimit? Hani një kivi

Ëmbëlsira mund të jetë përgjigjja për ta shmangur atë ndjenjë të fryrjes pas ushqimit të tepërt në darkë.

Ngrënia e një kivi pas një vakti është e lidhur me tretjen e përmirësuar dhe një reduktim të ndjenjës së “fryrjes dhe parehatisë”, theksojnë shkencëtarët. Konsiderohet që fruti ekzotik përmban një kompleks unik i cili ndihmon në tretjen e proteinave që gjenden në mish të kuq, qumësht dhe peshk.

Gjetjet sugjerojnë se madje edhe një frutë e vetëm mund t’i ndihmojnë personat me tretje të dobët, veçanërisht ata në moshë të shtyrë, pas konsumimit të një vakti të ngarkuar me qumësht apo mish burgeri.

“Përmirësimi i vrojtuar i tretjes së proteinave gastrike pas ngrënies së kivit mund ta rrisë shpejtësinë në të cilën proteina absorbohet në zorrën e hollë, duke ndikuar në fund në përdorimin e përgjithshëm të proteinave në trupin e njeriut”, tha autori kryesor dr. Lovedeep Kaur nga universiteti Massey në Zelandën e Re.

“Tretja më e shpejtë dhe më e plotë e proteinave të ushqimit ndodh për shkak të pranisë së një enzime unike e cila paraqitet në mënyrë të natyrishme, dhe e cila është e pranishme vetëm në kivi, actinidina”.

“Vetëm enzima e kivit, madje edhe në mungesë të ndonjë enzime tjetër, ndihmon tretjen e ushqimit, ajo është në gjendje të tretë shumë proteina të pranishme në ushqime, veçanërisht jogurtin, djathin, peshkun dhe vezët e papërpunuara, gjë që sugjeron se ngrënia e një kivi së bashku me një vakt të pasur me proteina mund të jetë një zgjidhje e përshtatshme për ata që kanë probleme me tretje.”

Përveçse ndihmon tretjen, kivi ka më shumë vitaminë C sesa shuma ekuivalente e portokallit, transmeton Koha.net. Por një numër në rritje i njerëzve raportojnë një alergji ndaj frutës së gjelbër të mbuluar me qime, madje edhe me reaksione të raportuara herë pas here, veçanërisht në mesin e fëmijëve.

Hulumtimi ishte kryer në laborator në modelet e minjve, dhe enzima e kivit u tregua si ndihmesë në tretjen e proteinave.
Studimi, i publikuar në revistën “Advances in Food and Nutrition Research”, arriti në përfundimin: “Është e qartë nga studimet se konsumimi i kivit si pjesë e një vakti të pasur me proteina rrit shkallën e tretjes së proteinave, veçanërisht në stomak.”

Gjithashtu u shtua se: “Zbrazja më e shpejtë e stomakut në prani të actinidinës… mund të ndihmojë në uljen ndjenjës së fryrjes dhe parehatisë gastrike nganjëherë tek ata që konsumojnë një dietë me shumë proteine.”

Hulumtimi është financuar nga tregtuesi më i madh në botë i frutave kivi, Zespri. Menaxheri evropian i marketingut, Nele Moorthamers, theksoi: “Edhe pse tashmë është i njohur si një ndihmës natyror për tretjen e ushqimit, ky hulumtim u përqendrua në rolin e kivit në zbërthimin e proteinave të ushqimit, të cilat mund të jenë veçanërisht të vështira për t’u tretur në krahasim me ushqimet e tjera.

“Kivi është i pasur në actinidinë e cila i zbërthen proteinat më shpejtë dhe në mënyrë më efektive se që mund ta bëjnë këtë enzimat e tretjes vetëm, duke e bërë kivin një zgjedhje të përkryer për të kapërcyer problemet e tretjes. Pra, pas një skare me  ushqim të tepruar, do të duhej të hamë kivi për të ndihmuar në zbutjen e fryrjes dhe ndjesisë shumë të pakëndshme të një stomaku të tejmbushur, ndjenjë kjo të cilën të gjithë e njohim shumë mirë.”

Related posts

Edhe shtatzënat duhet të ushtrojnë

Gazetamax.mk

Çdo gisht është i lidhur me dy organe: metoda japoneze e cila do t’ju shërojë për një minutë

Gazetamax.mk

Studimi zbulon se ‘bufat e natës’ janë në një rrezik të shtuar të zhvillimit të diabetit të tipit 2

Mjekët e Pfizer thonë se vaksina për kancerin mund të jetë gati në këtë vit

Gazetamax.mk

Aktakuzë për armëmbajtje pa leje ndaj ministres Arbërie Nagavci

Gazetamax.mk

Sëmundjet e zemrës po rriten

Gazetamax.mk