GazetaMax
Lajme

Ndikimi rus në Ballkan, Abazoviq: Bideni mund të na shpëtojë

Podgoricë, 19 Shtator – Dritan Abazoviq, kryeministër në detyrë i Malit të Zi e ka cilësuar si “shpëtimtar”, presidentin amerikan, Joe Biden – pikërisht këtë deklaratë Abazoviq e ka bërë gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizita e tij vjen në një kohë të cilën Abazoviq e cilëson si rrezik i “rritje së influencës në Ballkanin Perëndimor”, thotë se “Biden mund ta shpëtojë rajonin nga ky ndikim”.

Por vetë Abazoviq është kritikuar për ndihmën që ia ka dhënë forcave pro ruse e serbe, sidomos me nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse, më 3 gusht.

Pas asaj dite, Milo Gjukanoviq e kishte nisur iniciativën për rrëzimin e Abazoviqit. Ia kishte dalë.

Pos këtij mospajtimi, Gjukanoviq dhe Abazoviq nuk u pajtuan as për Ballkanin e Hapur.

E gjatë një interviste që Abazoviq e dha për thepavlovictoday, ka thënë se kjo ide është e mirë për bashkëpunim rajonal.

Në Samitin e Ballkanit të Hapur, i cili u zhvillua më 2 shtator në Beograd, Abazoviq tha se megjithëse Mali i Zi nuk është anëtar i plotë i Iniciativës për Ballkanin e Hapur, ai do të dëshironte që vendi i tij t’i bashkohej grupit për krizën energjetike.

Abazoviq nuk e la pa e kritikuar edhe presidentin Milo Gjukanoviq, duke e cilësuar si figurën “e korrupsionit në Malin e ZI”.

Abazoviq erdhi në pushtet përmes një qeverie të pakicës, por ishte jetërshkurtër.

Related posts

Dorëzohen 17.650 dokumente udhëtimi për qytetarët jashtë Maqedonisë, vetëm në Bern 2.445

Gazeta Max

Alarm për bombë edhe në Aeroportin e Shkupit, anulohen të gjitha fluturimet

Gazeta Max

Po rikonstruohet klinika e Nefrologjisë

Gazeta Max