GazetaMax
LAJME

Ndryshimet kushtetuese, Pollozhani: Të shtohet presioni publik

Shkup, 11 shkurt – Ndryshimet kushtetuese, për të cilat nevojiten votat e 80 deputetëve, mund të arrihen vetëm me një presion më të madh të opinionit publik ndaj deputetëve, vlerëson eksperti juridik Mersim Pollozhani.

Sipas tij vetëm popullata mund të ndikojë tek deputetët që ata të reflektojnë në zgjidhjen e problemit dhe të hapet dera për në BE, në të kundërtën vendi do të ngel mbrapa.

“Pala shqiptare këtu dhe të gjith të tjerët jo maqedonas sigurisht do ti votojnë, si dhe një pjesë e madhe e maqedonasve, kurse ata që mendojnë se nuk duhet të votojnë është gabim i madh. Këtë sjellje unë e shoh si një provokim nga ana e Maqedonisë, mos të them mendje madhësi, mirpos llogarinë e paguan vetë populli. Me fjalë të tjera duhet vetë opinion publik të bëj presion, që në këtë periudhë nuk ka qenë shumë aktive.” – tha eksperti juridik, Mersim Pollozhani.

Ndryshimet kushtetuese, Pollozhani: Pushteti pa presion ndaj procesit

Ndërkohë angazhimi i pushtetit në këtë drejtim, sipas Pollozhanit është i pamjaftueshëm. Ai vlerëson se pushteti ka lënë procesin të rrjedhë.

“Kujtoj se pushteti e ka lënë me inercionin e vet procesin dmth nuk ka tentim që kjo të forcohet dhe të kryhet kjo punë  dhe po u kry kjo punë, që nuk është shumë e madhe, Maqedonia nuk humb, fakt është se ka bullgarë dhe relative është a janë 2 mijë e 500 apo janë 25 mijë apo 50 mijë. Çka nëse ne jemi 180 mijë por prap kemi probleme.”  – deklaroi eksperti juridik, Mersim Pollozhani. 

Ndryshimet kushtetuese vijojnë të jenë kyçe në rrugëtimin europian të vendit, tanimë me mbylljen e skriningut në fund të vitit.

Qeveria në drejtim të konsolidimit të shumicës ka arritur marrëveshje me ASH-në për përfshirjen e saj në qeveri, që për kryeministrin Kovaçevski nuk duhet të jetë shkas për largimin e Alternativës nga ekzekutivi.

Related posts

Presioni nga BE dhe Shtetet e Bashkuara është se nuk ka më kohë për të pritur

e-max

Borisllavova: Petkov nuk do ta vizitojë Shkupin së shpejti

e-max

20 mijë turist më shumë se vitin e kaluar

e-max