GazetaMax
LAJME

Rritja e pagës minimale, Zeqiri: Vendim i qëlluar në kohë të duhur

Shkup, 11 shkurt – Prej muajit të ardhshëm paga minimale në vend duhet të jetë 20.500 den dhe për këtë qëllim janë paraparë edhe mjetë në buxhet. Durim Zeqiri nga OEMVP thotë se duke pasur parasysh kostot e larta kjo masë është e qëlluar ndërsa  bizneset janë të gatshme të rrisin rrogat në këtë mënyrë do të kenë një fuqi konsumatore më të madhe dhe  aktivitet më të fuqishëm ekonomik.

Por  shton se kjo masë të realizohet me sukses kompanitë  duhet të ndihmohen nga ana e shtetit si dhe të ketë ndryshime në pjesën e kontributeve ku kompanitë në vend paguajnë kontributet më të larta në rajon.

“Rritje e pagës minimale në 20 mijë denarë vlersoj se do të ketë impakt në rritjen e përgjithsme të pagave për shkak se do të rritet pragu minimal i pagës që nënkupton pagat aktuale do të duhet paralelisht të rriten. Vlersojmë që shteti duhet ti ketë parasysh kërkesat e biznesit në këtë apekt për shkak se 80 % të pagave do ti jep biznesi dhe duhet të ndihmohen në mënyrë që të maksimizohen kjo iniciativë e shtetit. Pjesa tjetër është e kontributeve të cilat paguhen si normë në pagat bruto të punëtorëve, besojmë që edhe këtu duhet të rishqurtohen për shkak se kemi contribute të majme në raport me rajonin dhe kjo sadopak edhe e zbeh këtë potencijal të cilën kompanitë tona por edhe në përgjithsi shteti e ka për pagat” – tha Durim Zeqiri nga OEMVP.

Rritja lineare e pagave, Zeqiri: Vetëm në bazë të produktivitetit

Sa i përket rritjes së pagave në mënyrë lineare në administratën shtetorë, Zeqiri thotë se rritja duhet të bëhet në bazë të produktivitet me qëllim që të kemi një administratë efikase, e njejta sipas tij duhet të vlejë edhe për  sektorin privat.

“Ne nuk jemi kundër që pagat të rriten në mënyrë lineare edhe për administratën për shkak se administrate është një trup i cili i shërben qytetarëve por edhe biznesit, por vlersojmë që duhet të rritet produktiviteti i tyre që të kemi një administratë më efikase me cka do të sherbehen bizneset por edhe qytetarët. Duhet të fokusohemi edhe ni rritjen e produktivitetit e fuqisë punëtorë në vendin tonë për shkak se këtu kemi një ngecje dhe ndoshta njëra prej arsyeve që nuk kemi hapa të mëdhenj në raport me rritjen e pagës mesatare në vend” – deklaroi Durim Zeqiri nga OEMVP.

Kompanitë periudhën e fundit po përballen me  mungestë të fuqisë punëtore për atë arsye nga OEMVP thonë se përvec rritjes së pagave nevojiten edhe  masa shtesë për ti stimuluar ata që të qëndrojnë në vendin tonë.

Related posts

U bënë homazhe dhe u vendosën lule në varrin e Gligorov

e-max

BE-ja u dërgoi ftesë 44 vendeve për samitin në Pragë, përfshirë Maqedoninë

e-max

Çmimet e larta të drurit, shtohen aktivitetet ilegale

e-max