GazetaMax
LAJME

Në aeroportin e Ohrit ka arritur fluturimi i parë çarter me 155 turistë nga Holanda

Ohër, 18 Maj – Në Aeroportin e Ohrit “Shën Pali” sot ka arritur grupi i parë me 155 turistë holandezë për vitin 2022 me turoperatorin TUI. Në muajin maj dhe qershor kjo kompani do të ketë nga dy fluturime direkte në javë nga Asterda deri në Ohër, të mërkurën dhe të shtunën, ndërsa në korrik, gusht dhe një pjesë të shtatorit nga katër fluturime në javë.

Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski pret më shumë se 60 çarter fluturime nga Amsterdami me këtë kompani ajrore dhe 100 deri në 150 për qind më shumë turistë nga Holanda për ta vizituar Ohrin dhe vendin këtë verë. Si risi e paralajmëroi operimin e TUI nga Mbretëria e Bashkuar nga mesi i qershorit me çka pritet më shumë mijëra turistë britanikë.

Lidhur me kthimin e vizave për vizitorët rusë në shtet, por edhe në përgjithësi edhe për tregjet tjera ku ka viza mendon se turizmi nuk njeh kufi dhe udhëtim të lirë të të gjithë turistëve është shumë me rëndësi.

Nga TUI Holandë këtë verë presin rreth 6,5 deri në 7 mijë mysafirë, ndërsa nga TUI Britani të Madhe rreth 2.000 mysafirë.

Sipas planifikimit strategjik të Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) për vitin 2022 në vend priten 2,6 milionë bujtje dhe fluks të rritur devizor.

Related posts

Pse po heshtin liderët e rajonit kundrejt situatës së tensionuar në veri të Kosovës, nuk po dinë anën e kujt të mbajnë apo po presin viktima?

e-max

Gjorgievska: Të krijojmë mekanizma efikase juridike për mbrojtje dhe sanskionim të dhunës në internet

e-max

SASHK-u nuk lëshon pe, kërkon rritje të pagave që nga muaji mars

e-max