GazetaMax
Lajme

Në ditën kur e zyrtarizuan marrëveshjen, LSDM ka filluar ta disiplinoj Aleancën për Shqiptarët

Ende pa u votuar në Kuvend Qeveria e re, LSDM ka filluar ta disiplinoj Aleancën për Shqiptarët. Omer Ajdini nga kjo parti është ankuar në rrjetet sociale se ka marrë një letër dënimi nga MPB për protestën që kanë bërë para ministrisë së drejtësisë me hedhjen e ngjyrës në vitin 2021.

“Sot më paska ardhur letër nga Ministria e Punëve të Brendshme ku kërkojnë që Komisioni të më dënojë për dëmtim të pronës publike sepse me 20 dhjetor 2021 hodhëm ngjyrë të kuqe para Ministrisë së Drejtësisë për të përkujtuar gjakun e Almirit të vogël, sepse në atë kohë kjo Ministri propozoi që të amnestohet Boban Iliçi dhe një numër i madh i kriminelëve si ai.

Ne reaguam dhe lista për amnesti u tërhoq, pra ata e pranuan që ishin gabim, por përsëri kërkojnë të më dënojnë. Po s’ka dert! Unë ju them lirisht më dënoni sepse unë jam i gatshëm ta paguaj dënimin pa asnjë ankesë. Nuk kam për çfarë të ankohem sepse e kam bërë këtë veprim me vetëdije të plotë dhe bindje të thellë. Kam protestuar kundër kërkesës për amnesti të vrasësve dhe kriminelëve. Kam protestuar kundër padrejtësisë. Kam kërkuar drejtësi.

Në fakt unë kam dashur të bëj edhe më shumë kundër atij skandali, por më bindën mos ta bëj. Ky shtet është i gatshëm ta ndëshkojë kërkesën për drejtësi, por jo ta ndalojë padrejtësinë.Por mos harroni, herët ose vonë do t’ju vijë dita! Karma is a bitch!”, ka shkruar Ajdini i ASH-së.

Related posts

Pendarovski: Jemi të vetmit në rajon që kemi bërë kompromis për çështje të vështira

Gazetamax.mk

Xhambaski: SHBA-të dhe BE-ja mos t’i bëjnë presion Bullgarisë por Maqedonisë së Veriut!

Gazetamax.mk

Zyra e Avokatit të popullit pohon se komunikimi me MASH është bërë në dy gjuhë

Gazetamax.mk