GazetaMax
Lajme

Në kontroll policor janë konstatuar 42 sanksione për autobusë që transportojnë nxënës

Shkup, 3 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot në periudhën prej 12:00 deri në ora 16:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar i autobusëve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 42 kundërvajtje në trafik. 

“Kontrollet e qarkullimit rrugor për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.

Ministria apelon që të respektohen rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithëve neve.

Related posts

Chollet nesër në Shkup, do të pritet nga Kovaçevski

Gazeta Max

Petrovska – Donfrid: SHBA-ja mbesin mbështetës i fuqishëm për zhvillimin e shtetit dhe të Armatës

Gazeta Max

FIZHT me thirrje të re publike për të rinjtë ” Sfida për hulumtuesit e rinj 5″

Gazeta Max