GazetaMax
LAJME

Në Kuvend filloi takimi i kryeministrit Kovaçevski me liderët e partive parlamentare

Shkup, 7 nëntor – Në Kuvend filloi takimi i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski me liderët e partive politike parlamentare, në të cilin duhet të bisedohet për rrugën evropiane të vendit, si edhe për vendimet që duhet të merren në të ardhmen me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

“Takimin që e thirr kryetari i Qeverisë, organizohet me qëllim që të hapet diskutimi për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet të cilat në periudhën në vijim duhet të sillen në Kuvend me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror”, kumtoi Qeveria në paralajmërimin për konvokimin e takimit më 2 nëntor.

Në takim marrin pjesë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i PDSH-së Menduh Thaçi, Alternativës Afrim Gashi, i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, liderja e RDM-së Maja Moraçanin, i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov. Në takim nuk marrin pjesë lideri i BESËS Bilall Kasami dhe lideri i partisë E Majta Dimitar Apasiev.

Related posts

Shtyhet gjykimi për rastin “Besa Trans”

e-max

LSM: Deputetët e LSDM dhe BDI anuluan amendamentin për rritjen e pagave për administratën

e-max

Nevojiten ndryshime adekuate të Ligjit për banim për zbatim më të lehtë

e-max