GazetaMax
LAJME

Nevojiten ndryshime adekuate të Ligjit për banim për zbatim më të lehtë

Shkup, 7 dhjetor – Nevoja nga avancimi i Ligjit për banim  imponohet nga përvoja shumëvjeçare për pengesat në zbatimin e tij në terren, q; varet nga shumë kushte. E drejta e banimit është pjesë e standardit adekuat të jetesës dhe është përfaqësuar në Deklaratën universale për të drejtat e njeriut, dhe ne si Ministri kemi për detyrë të vendosim kushte për banim cilësor për të gjithë, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, në tryezën e rrumbullakët që sot e organizoi shoqata humane për banim human Habitat Maqedoni.

Siç kumtoi Shoqata, Boçvarski tha se Ligji për banim deri më tani ka pasur disa amendamente, por me këtë proces që siguron transparencë, pret që të plotësohen zbrazëtirat ekzistuese ligjore dhe të mundësohet zbatimi i tij pa probleme, që është në interes të të gjithë qytetarëve.

Përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, të vetëqeverisjeve lokale, Komisionit rregullator për banim të RMV-së, grupacioni i drejtuesve pranë Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, kryetarë të bashkësive të pronarëve biseduan për Ligjin për banim dhe përvojat nga zbatimi dhe iniciativat për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për banim.

Me Ligjin për banim rregullohen llojet e objekteve në banim, menaxhimin e objekteve të banimit, marrëdhëniet ndërmjet pronarëve të pjesëve të veçanta dhe palëve të treta, bashkësinë e pronarëve, evidencën e banesave, marrëdhëniet e qiramarrësve në banim, mënyrën e menaxhimit dhe mirëmbajtjes. të objekteve, të drejtat dhe detyrimet e Republikës, të komunave, të komunave në qytetin e Shkupit dhe të qytetit të Shkupit në banim, mbikëqyrje inspektuese dhe administrative dhe çështje të tjera nga fusha e banimit.

Ligji ekzistues për banim në formën e tij bazë ka hyrë në fuqi në vitin 2009, me disa ndryshime dhe plotësime ndër vite. Me vendim të ministrit dikasterial të Transportit dhe Lidhjeve nga 29 marsi i vitit 2022, është formuar grupi punues i cili ka për qëllim të përgatit ndryshime dhe plotësime të reja në zgjidhjen ekzistuese ligjore, i cili punon në formulimin e tekstit konkret me propozim ndryshime dhe plotësime. Draft teksti i Ligjit të ri për banim pritet të vendoset në debat publik në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, theksohet në kumtesë.

Related posts

Ku humbi Kovaçevski? Harroi premtimin për takim me shoferët privat !?

e-max

Arsovska ka larguar portretet e kryetarëve të mëparshëm, i ka vendosur afër tualeteve

e-max

Xhaferi: Është intencë të kemi zgjidhje konsensuale për Rregulloren

e-max