Sunday, April 19, 2026

Lajmi në kohë reale

Në lidhje romantike me të njëjtën vajzë, ndërron jetë në spital i riu që u plagos në derë të shtëpisë nga dy kushërinjtë

Ka ndërruar jetën ditën e sotme Denis Çumani 45 vjeç, shtetasi i cili u plagos në derë të shtëpisë nga dy kushërinjtë, Dorian dhe Indrit Ferra, mbrëmjen e 27 janarit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, ku 45-vjeçari u plagos para ambienteve të shtëpisë së tij nga kushërinjtë, Dorian dhe Indrit Ferra, të cilët pasi e dhunuan fizikisht e kanë qëlluar me armë, ku për rrjedhojë mori plagë të mëdha në trup.

Mësohet se shkak i këtij konflikti mes kushërinjve i cili rezultoi fatal për Çumanin, u bë një vajzë.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se viktima Çumani ka shkëmbyer mesazhe me të njëjtën vajzë që Dorian ferra prej kohësh kishte qenë në lidhje.

Pak ditë para ngjarjes së rëndë, vajza ishte takuar me Dorianin, i cili kishte lexuar mesazhet që Denisi po dërgonte teksa Ferra ishte në takim me të dashurën.

Pasi ka mbyllur takimin me të dashurën e tij, Doriani mori vendimin që së bashku me Indritin t’i shkonte në shtëpi Denis Çumanit, për t’u sqaruar.

Por përballja mes tyre u mbyll në mënyrë tragjike, ku dy kushërinjtë qëllojnë Çumanin dhe shkak i gjithë konfliktit mbetet një femër.

Sakaq, dy autorët e dyshuar të ngjarjes, Dorian dhe Indrit Ferra mësohet se janë akoma në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Latest Posts

Mos e humb lajmin