GazetaMax
Lajme

Në Luksemburg filloi skriningu bilateral për Kapitullin 18 -Statistika

Luksemburg, 14 nëntor – Një delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga zëvendëskryenegociatorja Drita Abdiu Halili, sot në Luksemburg filloi shqyrtimin bilateral për Kapitullin e 18 – Statistikat, njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Statistika është kyçe për zhvillimin e përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut meqë kontribon drejt një planifikimi dhe monitorimi më të mirë të stabilitetit makroekonomik, përmirësimit të mjedisit biznesor, funskionimit të tregjeve të punës dhe kapitalit, kualitet më i mirë i procesit edukativo-arsimor, infrastrukturës inovacionit si dhe integrimit ekonomik në Bashkimit Evropian”, theksoi Abdiu Halili në takim.

Legjislacioni evropian që ka të bëjë me statistikën është në zhvillim dhe ndryshim konstant në drejtim të paraqitjes së metodologjive, teknologjive dhe teknikave për grumbillim dhe analizë të të dhënave.

“Përfaqësues nga Enti shtetëror për statistika, Ministria e punëve të brendshme, Banka popullore, Instituti për Shëndet publik si dhe institucione të tjera përgjegjëse do të prezantojnë shkallën e harmonizimit të legjilacionit vendor me atë të BE, implementimin e tij si dhe kapacitetet institucionale për të bërë transponimin dhe implementimin e legjilacionit të ri të prezantuar nga Komisioni Evropian gjatë takimeve të skriningut shpjegues në shtator të këtij viti. Ekipi negociues i Maqedonisë së Veriut është maksimalisht i përkushtuar dhe i përgaditur për sfidat që vijojnë”, thekson SÇE.

Related posts

Nxirret nga ujrat e lumit Vardar një 55 vjeçar

Gazeta Max

Zëvendës ministrja Zekolli Shaqiri takon Marian-Jean Marinescu, Koordinator Europian për Korridorin TEN-T për Ballkanin Perëndimor, Mesdheun Lindor

Gazeta Max

Wall Street Journal alarmon: “Putin dëshiron të nisë luftë në Ballkan…”

Gazeta Max