GazetaMax
Lajme

Në Podujevë do të inaugurohet shtatorja e Afrim Zhitisë – I pranishëm edhe Ali Ahmeti

Komuna e Podujevës ka njoftuar se më 19 shtator 2025, në orën 12:00, në fshatin Llugë, do të mbahet ceremonia inauguruese e shtatores së Heroit të Kombit dhe udhëheqësit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Afrim Zhitia. Manifestimi do të zhvillohet pranë Obeliskut kushtuar figurës së tij.

Në këtë ngjarje përkujtimore, përveç drejtuesve institucionalë dhe qytetarëve, pritet të marrë pjesë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bullia, ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ceremonisë, duke e cilësuar atë një akt nderimi për një prej figurave më të shquara të rezistencës kombëtare.

Related posts

Rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe pjesë të qytetit pa energji elektrike

Gazeta Max

Duda Balje: Kosova nuk del lehtë prej kësaj krize, Dimal Basha ka me dhënë dorëheqje

Gazeta Max

Paunov: Për një komunë është shumë e rëndësishme që krijimi i politikave të bazohet në komunikimin me qytetarët

Gazeta Max