GazetaMax
Lajme

Në Tabanoc kapet stoli ari me vlerë gati 19 mijë euro, ishin fshehur nëpër pampersa

Tabanoc, 9 gusht – Dogana e Serbisë, në bashkëpunim me policinë, dje në Vendkalimin Kufitar “Preshevë” me Maqedoninë e Veriut, ka parandaluar tentimin e dy udhëtarëve që me “pampers” pelena të kontrabandojnë përmes kufirit bizhuteri ari, që vlerësohet të jetë më shumë se 2,2 milionë dinarë (18.752 euro), lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Siç kumtoi Drejtoria Doganore, kundërvajtja është konstatuar kur një automjet “Volksvagen Pasat” me targa zvicerane, në të cilën çifti i ri bashkëshortor ka qenë duke udhëtuar nga drejtimi i Maqedonisë së Veriut për në Zvicër, është veçuar për këqyrje të detajuar në hyrje të këtij Vendkalimi Kufitar të Serbisë.

“Ndonëse ata thanë se nuk kishin asgjë për të denoncuar, doganieri gjatë kontrollit të automjetit ka gjetur çantë para ulëses së bashkëpasagjerit, në të cilën ndër të tjera kishte edhe një paketë të pahapur me pelena. Pesha e tij e pazakontë ngriti dyshimet se diçka fshihej brenda, gjë që shumë shpejt doli të ishte e vërtetë, pasi në disa pelena u gjetën disa kilogramë gjerdan dhe byzylykë floriri me dukat “Franz Josef”, si dhe zinxhirë dhe unaza”, kumtuan nga Dogana.

Meqenëse vlera e bizhuterive të zbuluara kalon një të tretën e vlerës së automjetit, me vendim gjyqësor, përveç arit, përgjithmonë është konfiskuar edhe automjeti në vlerë mbi një milion dinarë.

Related posts

BE pranon të ndihmojë për zgjidhje të kontestit, Shkupi me pritje se kjo është e mundur për presidencën franceze

Gazeta Max

AlternAtivA me nismë për ndryshimin e Ligjit për Shtesat Sociale për Fëmijë

Gazeta Max

Editorial / Ika e të rinjve, Çfarë thotë pushteti, çfarë është realiteti

Gazeta Max