GazetaMax
Lajme

Nënguvernatorja Nacevska në dialogun e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Shkup, 27 maj – Në kuadër të dialogut të sivjetmë të Bashkimit Evropian me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, në qendër të vëmendjes ishin sfidat të cilat i sollën pandemia dhe invazioni rus në Ukrainë, si dy goditje të njëpasnjëshme të jashtme. me atë rast u vlerësuan edhe masat e ndërmarra deri më tani nga ana e bartësve të politikave për përballje me krizat dhe për rritje të rezistencës së ekonomive.

Siç informoi Kabineti i guvernatores Anita Angellovska-Bezhoska, politika monetare e Bankës popullore është adekuate dhe kontribuon për mirëmbajtje të stabilitetit të përgjithshëm.

“Sektori bankar edhe më tej është stabil dhe i shëndoshë, duke siguruar mbështetje kreditore gjatë rikuperimit të ekonomisë nga goditja e pandemisë. Njëkohësisht, ajo është shtylla e stabilitetit të përgjithshëm financiar. Një nga sfidat kryesore të bankës qendrore është rritja e inflacionit, që kryesisht është rezultat i faktorëve global në anën e ofertës. Megjithatë, në periudhën e fundit janë të dukshëm edhe disa faktorë të caktuar bartës. Në rrethana të tilla nevojitet vigjilencë dhe ndjekje e vëmendshme e çmimeve dhe pritjeve nga inflacioni dhe nëse nevojitet, shtrëngim i mëtutjeshëm i politikës monetare në mënyrë që të mirëmbahet stabiliteti i çmimeve në afat të mesëm”, thuhet në kumtesë.

Këto shkurtimisht janë vlerësimet dhe rekomandimet për bankën qendrore të shtetit tonë nga dialogu i përbashkët me BE-në për ekonominë dhe financat, që mbahet çdo vit, dhe është pjesë e harmonizimit parainkuadrues të vendit. Nënguvernatorja Emilia Nacevska e prezantoi Bankën popullore në dialog.

Nënguvernatorja Nacevska theksoi se Banka popullore reagon me kohë ndaj rrethanave të sapokrijuara. Ndryshimet e fundit në kushtet ekonomike globale kanë të bëjnë me nivelin dukshëm më të lartë të çmimeve të prodhimeve të importuara, pasigurinë e përgjithshme të shtuar dhe shtrëngimin e kushteve globale dhe ndikojnë ndaj inflacionit vendor, por edhe ndaj kërkesës së devizave në tregun devizor. për shkak të reagimit me kohë lidhur me pritjet nga inflacioni dhe stabilizimin e tregut devizor, Banka popullore dy herë në mënyrë të matur e rriti normën themelore të interesit, vazhdoi me diferencim të shkallëve të rezervës së detyrueshme në valutë vendore dhe të huaj, ndërsa përmes aktivitetit të tregut devizor drejtpërdrejtë kontribuon për mirëmbajtje të stabilitetit të kursit devizor.

Nënguvernatorja theksoi se edhe krahas nevojës për menaxhim aktiv me këto sfida rrjedhëse, ndërkaq për shkak të mirëmbajtjes së stabilitetit, posaçërisht është me rëndësi që Banka popullore edhe më tej punon në aktivitete reformuese të kahëzuara drejt digjitalizimit, mbështetjes së financave të gjelbra dhe sektorit fintek. Në këtë mënyrë, banka qendrore jep kontributin e vet drejt agjendës reformuese strukturore dhe e rritë rezistencën e ekonomisë ndaj goditjeve.

Related posts

Trajanov nuk e dëshiron ASH në Qeveri, paralajmëron votim kundër

Gazetamax.mk

Erdogan përuron urën gjigande “Çanakale 1915”, më e madhja në botë!

Gazetamax.mk

Aliti dhe Aliu patën dorëzimin ceremonial të detyrës së ministrit në MSHIA

Gazetamax.mk