GazetaMax
Lajme

Nënkomitet me BE-në për doganën: Është vërejtur përparim në zbatimin e reformave

Shkup, 2 dhjetor – “Ne e kemi dëshmuar përkushtimin tonë në procesin e anëtarësimit në BE dhe kjo vërehet në raportin e fundit për progresin e vendit, ku është vërejtur një përputhshmëri e lartë e legjislacionit doganor me legjislacionin e BE-së. Ne vazhdojmë me dixhitalizimin, si një nga fokuset tona kryesore në dekadën e fundit, përmes zhvillimit të sistemeve të reja IT dhe përmirësimit dhe mirëmbajtjes së mëtejshme të atyre ekzistuese. Me këtë do të mundësojmë nivel të lartë të automatizimit të proceseve, bazave të të dhënave të konsoliduara, thjeshtësimin e procedurave doganore dhe integrimin e mëtutjeshëm”, tha drejtoresha Slavica Kutirov në Nënkomitetin e 19-të për tregti, industri, dogana dhe taksa ndërmjet BE-së dhe RMV-së.

Në të njëjtën kohë, Kutirov shton se në periudhën e ardhshme do të ketë punë dhe përpjekje më intensive për respektimin e plotë të rregullores së BE-së, si dhe zbatimin e saj në praktikë, të cilat do të prezantohen në Takimin Bilateral të skriningut në qershor të vitit të ardhshëm, informon Zhurnal.

Në takim përfaqësuesit e Komisionit Evropian theksuan progresin e mirë të Drejtorisë doganore në zbatimin e reformave.

Aktualisht, siç thekson drejtoresha, Drejtoria doganore është duke punuar në implementimin e sistemeve të reja të TI-së, të cilat do të përmirësojnë shërbimet për operatorët ekonomik, si dhe do të mundësojnë mbledhje më efikase të të hyrave, kontrolle më efektive dhe shtypje të ekonomisë gri. Njëkohësisht, Kutirov theksoi se së fundmi janë futur të ashtuquajturat “Deklarata të Gjelbra doganore”, me të cilat procedura doganore përfundon automatikisht brenda një ore.

Nënkomisioni diskutoi edhe për masat e ndërmarra nga Drejtoria doganore për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia. Kështu, për të siguruar një qarkullim të qetë të mallrave, të ashtuquajturat “Korridoret e gjelbra” në vendkalimet kufitare Tabanovcë – Preshevë, Qafathanë – Qaftanë, dhe nga korriku i këtij viti edhe në vendkalimin Bogorodicë – Evzoni, për mallra që shkojnë në Greqi.

Në kuadër të aktiviteteve për lehtësimin e tregtisë përmes bashkëpunimit rajonal, pas nënshkrimit të protokolleve për njohjen reciproke të kompanive me statusin e Operatorit të Autorizuar Ekonomik – OEO me Serbinë dhe së fundi me Shqipërinë, po punohet intensivisht për zbatimin e tyre në praktikë, me qëllim për të mundësuar përfitime shtesë për këto kompani gjatë zbatimit të procedurës doganore. Gjithashtu u theksua se vendi ynë është plotësisht i përgatitur për njohjen reciproke të këtij statusi me vendet evropiane dhe për t’iu bashkuar sistemit evropian OEO./Zhurnal.mk

Related posts

Ahmeti: Gjithmonë të bashkuar ndjekim hapat e vizionarit tonë, Ali Ahmeti

Gazetamax.mk

Ballkani i Hapur ende pa rezultate konkrete

Gazetamax.mk

Stabiliteti energjetik në fokus të takimit të nesërm Micotakis – Kovaçevski në Athinë

Gazetamax.mk