GazetaMax
Lajme

Nerashti përfiton projekte të rëndësishme nga Komuna e Tearcës – investime prej 130 mijë eurosh

Nerashti po hyn në një fazë të re zhvillimi me projekte konkrete që u miratuan sot gjatë seancës së 45-të të Këshillit të Komunës së Tearcës. Kryetari i Këshillit, Besnik Osmani, bëri të ditur se vendimet janë aprovuar në mënyrë unanime dhe përfshijnë investime domethënëse për këtë fshat.

Në kuadër të rishikimit të buxhetit (rebalansit), janë përfshirë këto projekte kyçe për Nerashtin:

Ndërtimi i një fushe sportive/stadiumi në lagjen Bare, që do të ofrojë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve sportive për të rinjtë dhe komunitetin;

Sigurimi i mjeteve financiare për shpronësimin e tokës ndërtimore ku ndodhet SHF “Ismail Qemali”, hap ky i rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës shkollore;

Furnizimi i sallës sportive të shkollës me pajisje për sporte të ndryshme, duke përfshirë futboll, basketboll, hendboll, arte marciale dhe të tjera.

Vlera totale e këtyre projekteve arrin në 130,000 euro, të cilat janë siguruar nga buxheti i komunës.

Besnik Osmani theksoi se këto nuk janë projektet e fundit për Nerashtin dhe paralajmëroi investime të tjera në të ardhmen, me moton “Nerashtin e duam me vepra, jo me fjalë boshe”.

Në fund, ai shprehu mirënjohje të veçantë për kryetarin e Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, si dhe për të gjithë këshilltarët që kontribuuan për realizimin e këtyre projekteve, duke e quajtur Nerashtin “amanet të të parëve tanë”.

Related posts

Transportuesit privat nesër do të protestojnë para NPQ-së në autokomandë

Gazeta Max

Takim i Xhaferit me presidenten hungareze Novak

Gazeta Max

Editorial / Ika e të rinjve, Çfarë thotë pushteti, çfarë është realiteti

Gazeta Max