GazetaMax
Ballina

Nëse ankthi po ju lë pa gjumë, mësoni 5 zakonet që do ju bëjnë të flini më qetë

Gjumi është baza e gjendjes psikologjike e trupore të njeriut. Mungesa e tij, apo cilësia e dobët mund të ndikojë negativisht në përditshmërinë e në përgjithësi në jetën tonë. Shumë prej nesh e humbasin gjumin për arsye të ndryshme, të cilat kanë pasoja të rënda në vazhdim.
Më poshtë do të gjeni 5 zakone që do ju bëjnë të flini më rehat e më mirë:
Zgjohuni çdo mëngjes në të njëjtën orë
Duke ndjekur një orar të caktuar, ndihmoni organizmin të krijojë një program ditor.
Mundohuni të ekspozoheni për pak minuta në dritën e diellit, çdo ditë
Nëse gjatë gjithë ditës qëndroni larg dritës natyrale atëherë ora juaj biologjike fillon e shpërqendrohet. Vetëm drita natyrale e ndihmon atë të koordinohet sërish.
Ushtrohuni
Duke lodhur trupin gjatë ditës, gjatë darkës do të keni nevojë për çlodhje më shpejt se zakonisht.
Mbani një bllok shënimesh me ato që duhet të bëni ditët në vazhdim
Kjo do ju ndihmojë të jeni të organizuar e të mos keni ankth e mendime kur shtriheni për të fjetur.
Mbajeni celularin larg
Është vërtetuar se drita e telefonit e shpërqendron sistemin njerëzor dhe e mban atë zgjuar.

Related posts

Juxhin Mitrollari, njihuni me djaloshin që njerëzve ju kthen shpresën

Gazetamax.mk

Kris Kolo freskia më unike e Kënga Magjike 2022

Gazetamax.mk

Sheqeri është vrasësi i vërtetë dhe stërvitjet nuk mjaftojnë për ta luftuar atë

Gazetamax.mk