GazetaMax
Lajme

Nëse keni ara dhe nuk i punoni, do të paguani më shumë tatim dhe shteti do t’i japë me qira

Shkup, 27 Tetor – Të gjitha arat e braktisura, sipas ligjit të deritanishëm, është dashur të raportoheshin dhe për të njëjtat është paguar tatim më i lartë. Por askush nuk ka dalë vullnetar deri më tani për t’i raportuar arat e papunuara.

Por sipas ligjit të ri, qytetarët nuk do të mund ta anashkalojnë këtë më tepër, gjegjësisht të mos i paraqesin arat e braktisura.

Shteti do të bëjë regjistër për të gjithë tokën dhe do të regjistrojë me saktësi se cilat fusha janë braktisur.

Nëse je pronar i tokës që nuk e kultivon, do të kesh disa zgjidhje për të reaguar, në të kundërt shteti do të ketë të drejtë të japë me qira arën tuaj.

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, sqaron se çfarë është planifikuar dhe si do të vijojnë këto procedura për “Skanim të tokës”.

Ndryshe, ligji i ri për arat e braktisura pritet së shpejti të miratohet në Kuvend.

Maqedonia e Veriut ka 540 mijë hektarë tokë bujqësore, prej të cilës për momentin nuk punohet 85 mijë hektarë tokë shtetërore dhe 90 mijë hektarë shtesë tokë private.

Related posts

Komisioni për Financa dhe Buxhet, nis shqyrtimi i amendamenteve

Gazeta Max

Grubi në Click plus: Jam bashkangjitur në politikë shkak i frymës së Ali Ahmetit

Gazeta Max

Lufta e Ukrainës: Teoritë e konspiracionit viral pretendojnë se lufta ishte e rreme

Gazeta Max