GazetaMax
Ballina

Nëse keni këto probleme shëndetësore, duhet të ndaloni menjëherë pirjen e kafesë

Për shumë njerëz, dita nuk fillon derisa të pihet filxhani i parë (ose i dytë) i kafesë

Rreth 64% e të rriturve amerikanë e konsumojnë pijen popullore çdo ditë.

Kafeja është një mënyrë e shkëlqyer për të marrë energji shtesë në mëngjes dhe studime të shumta kanë treguar se kjo pije ka shumë përfitime për shëndetin tonë.

Përveçse ndihmon në mbrojtjen e zemrës, zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës dhe gjithashtu nxit humbjen e peshës. Megjithatë, te disa njerëz mund të shkaktojë më shumë efekte anësore negative sesa pozitive.

Nëse për shembull kafeja ju bën të shqetësuar apo nervoz, duhet të shkoni urgjentisht në tualet për shkak të kafesë, nuk është aspak e padëmshme.

Për të kuptuar më mirë nëse kafeja është një zgjedhje e mirë për ju apo jo, dietologët kanë zbuluar se cilët njerëz duhet të shmangin ose të paktën të reduktojnë marrjen e kësaj pije në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre.

Njerëzit që duhet të ndalojnë pirjen e kafesë janë ata që kanë sindromën e zorrës së irrituar, glaukoma, fshikëzën tepër aktive, aritmi, probleme me gjumin (veçanërisht pagjumësi), nivele të larta ankthi ose tendencë për sulme paniku, diarre, epilepsi dhe sëmundje të refluksit gastroezofageal.

Kafeja vetëm mund t’i përkeqësojë këto gjendje, kështu që nëse keni një nga këto probleme, kini kujdes.

Related posts

Loreta publikon foto sapo ka dal nga frizerka, mahnitë me pamjen

Gazeta Max

Dini Casanova vjen me imazh të ri dhe projekt të ri

Gazeta Max

Hoxhaj: Osmani është përfaqësues dinjitoz i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Gazeta Max