GazetaMax
Uncategorized

Netflix bëhet bashkë me Microsoft: Do të ofrojnë shërbim më të lirë, por e ka një “hile”

09:53 14/07/2022Netflix është bashkuar me Microsoft për të ofruar një plan abonimi më të lirë për klientët, që do të shfaqë reklama. Gjigandi i transmetimit thotë se shërbimi do të jetë një “shtesë” në planet e tij ekzistuese, të cilat nuk përfshijnë reklama. Kompania nuk ka zbuluar ende se sa planifikon të tarifojë abonentët për shërbimin e ri.Netflix e njoftoi lëvizjen pasi raportoi humbjen e parë të abonentëve në më shumë se një dekadë dhe shkurtoi qindra vende pune në fillim të këtij viti. Transmetuesi humbi 200,000 abonentë midis janarit dhe marsit, krahasuar me 2.5 milionë, që analistët prisnin t’i shtoheshin firmës në atë periudhë. Netflix gjithashtu tani pret të humbasë dy milionë abonentë të tjerë midis prillit dhe qershorit.Kompania tha se kishte zgjedhur Microsoft-in si partnerin e saj global të teknologjisë së reklamave dhe shitjeve për të prezantuar një “plan abonimi të mbështetur nga reklamat me çmim më të ulët”. “Është ende shumë herët dhe kemi shumë punë përpara”, tha në një deklaratë shefi operativ i Netflix, Greg Peters.“Por qëllimi ynë afatgjatë është i qartë. Më shumë zgjedhje për konsumatorët dhe një përvojë premium, më e mirë se ajo lineare e markës televizive për reklamuesit”. Netflix nuk donte kurrë reklama. I gjithë modeli i tij i biznesit u ndërtua rreth abonimeve mujore.Megjithatë, drejtuesve të Netflix-it u është dashur të zhbëjnë rregullat e tyre, sidomos pasi shifrat treguan se kompania po humbiste abonentë. Netflix ka gjithashtu konkurrencë të madhe nga Amazon Prime, HBO Max, Apple TV dhe Disney+. Ka shumë opsione dhe nuk ka mjaftueshëm abonentë që paguajnë…Për t’u përshtatur, Netflix po krijon një shërbim më të lirë, me reklama, që pritet të dalë më gjatë këtij viti./tvklan.al

Related posts

Përdoruesit e iPhone po e kanë këtë problem pas përditësimit në iOS 15.4

e-max

Analistët e Google: Hakerët rusë u përpoqën të hyjnë në rrjetin e sigurisë së NATO-s

e-max

‘Emoji’-t e reja po vijnë dhe kanë zemrat që prisnim prej kohësh

e-max