‘Emoji’-t e reja po vijnë dhe kanë zemrat që prisnim prej kohësh

14:47 15/07/2022Një kokë që mohon, ngjyra të reja për zemrat dhe një patë janë disa prej ikonave të reja që pritet të lançohen këtë vit.Lista e Unicode Consortium përmban një set me 21 ‘emoji’ të reja, ndryshe nga viti i kaluar ku listës iu shtuan 112, të cilat përfshinin njerëz shtatzënë, paterica dhe simbolin e baterisë së ulët.Në ‘emoji’-t e reja përfshihen zemra e kaltër, gri dhe rozë, të cilat, kanë qenë një kërkesë e shpeshtë nga përdoruesit, kafshë të reja, krahë shpendësh, kandil, disa fruta e perime, simboli WiFi Eej.Ikonat do të kalojnë një raund aprovimi përpara se të lançohen në Shtator. Emojipedia thotë se ndërsa disa prej ikonave të vogla mund të mos arrijnë në versionin final, të tjerat janë konfirmuar.Dizenjimet janë ilustrime nga Emojipedia për paketën Emoji 15.0. Apple, Samsung dhe Microsoft  duhet të krijojnë dizenjot e tyre për ikonat./tvklan.al

Të fundit në përqindje