Netflix heq serialin e animuar të Meghan Markle

20:09 02/05/2022Ky vendim vjen pasi kompania shënoi humbje drastike të abonentëveNetflix ka vendosur të heqë serialin “Pearl” të Meghan Markle. Heqja dorë nga disa projekte, përfshirë atë të Markle, ishte pjesë e vendimeve strategjike për prodhimin e serialeve të animuara, tha kompania në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi vendimin.Archeëell Productions, kompania e krijuar nga Markle dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry bëri të ditur vitin e kaluar se ajo do të ishte producentja ekzekutive e serialit.Seriali përqendrohet në aventurat e një vajze 12-vjeçare, e cila është frymëzuar nga gratë më me ndikim të historisë. Netflix gjithashtu vendosi të mos transmetojë dy seritë e animuara për fëmijë “Dino Daycare” dhe “Boons and Curses”.Vendimi për të anuluar këto shfaqje vjen pasi Netflix raportoi një humbje prej 200,000 abonentësh në tremujorin e parë, duke mos i qëndruar parashikimit për të shtuar 2.5 milionë shikues.Gjigandi i transmetimit, në fakt, nuk ka një listë zyrtare të filmave, serialeve apo shfaqjeve që transmeton. Shumë prej konsumtorëve kanë nisur të heqin dorë nga platform të tilla, ndërsa të tjerë ndihen të kufizuar në Netflix sepse përmbajtja nuk iu duket e mjaftueshme dhe janë orientuar drejt rivalëve të tij si Disney apo Amazon.Klan News

Të fundit në përqindje