GazetaMax
Kuriozitete

Neymar nuk e di nëse do të luaj në një tjetër botërorë: Kemi shumë kualitet, mund të shkojmë larg

Brazili është Kombëtarja që ka fituar më së shumti Kupa të Botës, plot pesë në histori.
Sa herë vije Botërori brazilianët janë në mesin e top favoritëve për ta fituar Kupën e Botës dhe njësoj është edhe tani.
Ylli kryesor i Seleçao është sulmuesi i PSG-së, Neymar i cili ka folur për botërorin që do të nis pas një jave në Katar.
Neymar fillimisht ka thënë se nuk mund të garantojë nëse do të jetë edhe në një kampionat tjetër.

“Nuk mund t’iu garantoj se do të luaj në një tjetër Kupë Bote, e them me sinqeritet se nuk e di. E sigurt është se këtë Botëror do ta luaj si të jetë i fundit”.
“Në kombëtare mund të ndryshohet trajneri dhe ai i riu që do të vijë mund të mos më pëlqejë. Kam një histori të mirë në kombëtare dhe dua ta ruaj diçka të tillë”, tha Neymar.

Tutje ylli brazilian ka thënë se kanë kualitet të madh brenda skuadrës dhe synojnë të shkojnë sa më larg që të jetë e mundur.
“Ka shumë njerëz që nuk na pëlqejnë apo na besojnë, por do t’iu provojmë të kundërtën. Kjo kombëtare ka shumë kualitet dhe mund të shkojë larg”.
“Më pëlqen të fitoj dhe shpresoj që emri im të gdhendet në historinë e futbollit”, u shpreh Neymar që aktualisht është në moshën 30-vjeçare.

Related posts

Zyrtare: Liverpool dhe Coca-Cola nënshkruajnë marrëveshje partneriteti

Gazeta Max

Lojtarin qe po e kërkonte Milan, po transferohet të Napoli

Gazeta Max

Haaland te Real Madrid? Vjen lajmi i madh

Gazeta Max
Kuriozitete

Neymar nuk e di nëse do të luaj në një tjetër botërorë: Kemi shumë kualitet, mund të shkojmë larg

Brazili është Kombëtarja që ka fituar më së shumti Kupa të Botës, plot pesë në histori.
Sa herë vije Botërori brazilianët janë në mesin e top favoritëve për ta fituar Kupën e Botës dhe njësoj është edhe tani.
Ylli kryesor i Seleçao është sulmuesi i PSG-së, Neymar i cili ka folur për botërorin që do të nis pas një jave në Katar.
Neymar fillimisht ka thënë se nuk mund të garantojë nëse do të jetë edhe në një kampionat tjetër.

“Nuk mund t’iu garantoj se do të luaj në një tjetër Kupë Bote, e them me sinqeritet se nuk e di. E sigurt është se këtë Botëror do ta luaj si të jetë i fundit”.
“Në kombëtare mund të ndryshohet trajneri dhe ai i riu që do të vijë mund të mos më pëlqejë. Kam një histori të mirë në kombëtare dhe dua ta ruaj diçka të tillë”, tha Neymar.

Tutje ylli brazilian ka thënë se kanë kualitet të madh brenda skuadrës dhe synojnë të shkojnë sa më larg që të jetë e mundur.
“Ka shumë njerëz që nuk na pëlqejnë apo na besojnë, por do t’iu provojmë të kundërtën. Kjo kombëtare ka shumë kualitet dhe mund të shkojë larg”.
“Më pëlqen të fitoj dhe shpresoj që emri im të gdhendet në historinë e futbollit”, u shpreh Neymar që aktualisht është në moshën 30-vjeçare.

Related posts

Rabiot dëshiron të transferohet te Liverpool

Gazeta Max

Messi pritet t`i bashkohet Inter Miami kur kontrata me PSG i skadon

Gazeta Max

Nis rekrutimi i gjyqtarëve të rinj në të gjitha regjionet dhe avancimi i gjyqtarëve aktual

Gazeta Max