GazetaMax
Lajme

Nikolloski: Me ribalancin e Buxhetit përmirësohet standardi dhe kushtet e jetesës së qytetarëve

Shkup, 24 qershor – Me rishikimin e Buxhetit për vitin 2022 sigurohen mjete për përmirësimin e standardit dhe kushteve të jetesës së qytetarëve në kushte të krizës më të madhe globale ekonomike – botërore. Mjete në vlerë prej 4.7 miliardë denarëve janë paraparë për masat e reja të destinuara për ndihmë financiare për ata që kanë më shumë nevojë. Mjetet për masat aktive për punësime të reja janë rritur për tre herë e gjysmë krahasuar me vitin 2016, përkatësisht nga 521 milionë denarë në 1.9 miliardë denarë, theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, duke arsyetuar rishikimin e buxhetit për vitin 2022.

Njëkohësisht, zëvendësministri Nikolloski theksoi se në kohë të krizës ekonomike – globale është e nevojshme që në mënyrë racionale të shfrytëzohen mjetet nga Buxheti dhe të kursehet aty ku ka mundësi. Me rishikimin e Buxhetit mjetet për materiale dhe inventar të imët janë zvogëluar për 171 milionë denarë, ndërsa mjetet për blerje të automjeteve të reja janë shkurtuar për 107 milionë denarë.

Duke folur për standardin e qytetarëve, Nikolloski theksoi se lidhur me këtë, më së miri argumentojnë të dhënat për rritjen e vazhdueshme të pagës neto, si dhe të dhënat për rritjen e mjeteve për pensionet.

Paga mesatare neto për vetëm 4 muaj të këtij viti u rrit me 10%, e cila mbulon tërësisht rritjen e infalcionit gjatë kësaj periudhe të vitit. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, në muajin prill paga mesatare neto ishte 31.525 denarë, theksoi zëvendësministri Nikolloski duke shtuar se kjo mund të mos jetë e mjaftueshme, por e rëndësishme është që ka rritje të vazhdueshme.

Paga mesatare neto shënon rritje prej 41% krahasuar me vitin 2016, kur ajo ishte 22.342 denarë.

Gjegjësisht, zëvendësministri ritheksoi se punëtorët shëndetësorë, të punësuarit në arsim, përkatësisht mbi 90 mijë të punësuar në sektorin publik kanë marrë ose do të marrin paga më të larta në vitin e krizës më të madhe ekonomike – botërore.

Njëkohësisht, siç theksoi, vazhdon përkujdesi edhe për pensionistët dhe për përmirësimin e standardit të tyre, me ç’rast në Buxhet mjetet financiare për pensionet janë rritur për 33% krahasuar me vitin 2017 dhe me rishikimin janë në nivel prej 68 miliardë denarëve.

Me rishikimin e Buxhetit rriten edhe mjetet financiare për transferta ndaj komunave, me qëllim që të përmirësohen kushtet e jetesës në të gjitha komunat. Kështu, në vitin 2017 transfertat ndaj njësive të vetëqeverisjes lokale ishin me vlerë prej 17 miliardë denarëve, ndërsa me rishikimin ato ishtin me vlerë prej 23 miliardë denarëve apo 6 miliardë denarë më shumë. Nikolloski theksoi se vetëm me rishikimin e vitit 2022 sigurohen mbi 800 milionë denarë shtesë për komunat.

Ndërkaq vuri në dukje se, sa i përket zhvillimit të ekonomisë, në mënyrë të qartë dëshmojnë të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vlerë absolute. Në qoftë se PBB-ja në vitin 2016 ishte me vlerë 9.6 miliardë euro, në vitin 2022 projektohet të jetë 13.1 miliardë euro, që paraqet rritje për 36.5%, përkatësisht për 3.5 miliardë euro.

Ministria e Financave

Related posts

Makraduli pasurohet me veturë të re, 40 mijë euro

Gazetamax.mk

Gashi në takim me kreun e PDK-së Memli Krasniqi

Gazetamax.mk

NATO: Përfshirja në Partneritet për Paqe kërkon miratimin e vendeve anëtare

Gazetamax.mk