GazetaMax
LAJME

Nikollovski: Do t’i harmonizojmë certifikatat veterinare për tregti më të lehtë

Shkup, 7 qershor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski priti ministrat e Bujqësisë të Serbisë dhe të Shqipërisë, Branisllav Nedimoviq dhe Frida Krifca, në kuadër të samitit dyditor të nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër. Delegacionet e tre vendeve, të kryesuara nga ministrat e Bujqësisë, zhvilluan takim pune në nivel teknik për të diskutuar përshpejtimin e procesit të harmonizimit të certifikatave veterinare me qëllim lehtësimin e shkëmbimit të kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore ndërmjet të tre shteteve nga nisma “Ballkani i Hapur”.

Në takim, siç informon shërbimi për shtyp i Qeverisë, u dakordua që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë brenda 15 ditëve të bëjë ndryshime në Rregulloren që rregullon eksportin dhe importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore, me qëllim që të vijoj pa pengesa tregtia ndërmjet vendeve.

Siç tregojnë nga Qeveria, me punën e përkushtuar të të gjitha Ministrive dhe ekipeve në grupet punuese, që nga fillimi i nismës e deri më sot, është bërë përparim i madh në aspektin e bashkëpunimit ndërmjet tri vendeve në fushën e bujqësisë.

Korridoret e gjelbra në pikat kufitare për vendet e “Ballkanit të Hapur” tashmë janë funksionale, gjë që është lehtësim i madh për operatorët ekonomikë. Të njohura në të tre vendet janë certifikatat fitosanitare dhe tregtia e bimëve dhe produkteve bimore po vijon pa pengesa.

Ministri Nikollovski i falënderoi dy ministrat për bashkëpunimin ndërmjet vendeve në këto momente krize dhe përkushtimin e përbashkët për tejkalim më të lehtë të krizës.

Ekipet e ministrive dhe grupet e punës nga të tre vendet vazhdojnë të punojnë me përkushtim, përmes bisedimeve, për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes vendeve pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Related posts

Kryeparlamentarja çeke Marketa Pekatova Adamova nesër në Shkup

e-max

Pas mbledhjes në BDI/ Ahmeti foli për procesin e vettingut dhe përfshirjen e ASH në Qeveri

e-max

Kolona të mërgimtarëve në Dheun e Bardhë, arrin në 3 mijë metra

e-max