GazetaMax
Lajme

Nikollovski: Maqedonia po i përmbush proceset reformuese dhe po jep një kontribut serioz në zhvillimin rajonal

Maqedonia po i përmbush proceset reformuese dhe po jep kontribut serioz në zhvillimin rajonal, theksoi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski në takimin me Medlin Noks, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Siç theksoi Nikolloski, marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor janë duke u përmirësuar vazhdimisht, ndërsa Maqedonia ka një rol të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të tilla.

“Masat dhe politikat e zbatuara nga Qeveria kanë për qëllim zvogëlimin e barrierave tregtare, rritjen e tregtisë dhe konkurrencën e ekonomive në vendet e Ballkanit Perëndimor”, shtoi ai.

Zëvendëskryeministri Nikolloski edhe një herë theksoi miqësinë strategjike ndërmjet Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe mbështetjen që i jepet vendit për zhvillimin e saj.

Siç kumtuan nga Ministria e Transporteve, në takim është biseduar edhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, mundësinë e investimeve të reja dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorë me interes të përbashkët.

Maqedonia dhe Britania e Madhe ruajnë marrëdhënie të mira miqësore, u pajtuan të dyja palët, me përkushtim për të forcuar një partneritet të tillë përmes proceseve dhe projekteve konkrete.

Related posts

Milevski ende nuk ka dorëzuar dorëheqjen tek Kovaçevski

Gazeta Max

Afrim Isufi nga Kumanova rrëfen luftën me arushën: Ja si shpëtova

Gazeta Max

Fshatrat e Tearcës, pa kanalizim dhe ujë për pije

Gazeta Max