GazetaMax
Lajme

Nikolovski riformaton programin e subvencionimit të bujqve

Shkup, 13 Tetor – Kriza ekonomike ka zgjuar nga gjumi resorin bujqësor të stimulojë kultivimin e prodhimeve ushqimore në prag të sezonit të mbjelljeve.

Ministria e Bujqësisë ka ri formatuar programin e subvencioneve dhe përpos mbështetjes bazë për hektar të tokë bujqësore, tani ndihma financiare shtesë do të jepet për sa prodhim kanë ato kultura bujqësore, me kusht që shitja të bëhet në pikat e autorizuara.

Ministri Lupço Nikollovski tha se këto masa do të heqin nga lista përfituesit që kanë tokë por nuk prodhojnë asgjë, si dhe do të zvogëlojnë shit-blerjet në të zezë të prodhimeve që janë aq shumë të nevojshme për ushqim.

“Modeli i vjetër i subvencionimit ku buqit kanë marrë financa pa detyrim të tregojnë dëshmi se kanë prodhuar ato produkte, e zëvendësojmë me modelin e ri evropian të subvencionimit ‘decpuleling’ ku të gjithë bujqit duhet të tregojnë prodhimin dhe të shesin tek firmat e regjistruara për të marr ndihmën”, tha Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë sivjet janë mbjell mbi 78 mijë hektarë grurë dhe mbi 48 mijë hektarë elb në gjithë vendin. Krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje të lehtë të kultivimit të këtyre dy llojeve të drithërave.

Related posts

Mickoski: Inflacioni nuk është i lartë vetëm për shkak të krizës

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Qeveria dhe unë e njohim vlerën e punëtorëve, prandaj jemi në krah të tyre

Gazetamax.mk

Gjobiten 134 vozitës në Shkup, 15 për tejkalim të shpejtësisë të lejuara

Gazetamax.mk