GazetaMax
Sport

Nipi i Luan Krasniqit si i çartur, nokauton rivalin në Gjermani

Boksieri nga Kosova, Ardian Krasniqi, nipi i legjendës së boksit, Luan Krasniqi, sonte ka treguar zemër të madhe në përballje me argjentinasin Diego Ramirez.

Ardian Krasniqi si i çartur në rundin e katlrt, me një goditje të fuqishme e hodhi në nokaut argjentinasin..

Ramirez mbetet i ulur dhe nuk mundi të ngritej, kësisoj Krasniqi feston fitoren e madhe dhe po shkon drejt rrugës për titulline botës.

Përballje që u zhvillua në Stuttgart të Gjermanisë në kuadër të kategorive gjysmë të rënda për WBO International.

Rundi i parë me rivalitet mes Krasniqit dhe Ramirez, pati dida goditje të fortë ndaj njëri – tjetrit.

Edhe rundi i dytë u karakterizua me rivalitet dhe qoftë njëri boksier qoftë tjetri, kishin kujdesin e shtuar.

Krasniqi ishte më i mirë në rundin e tretë se sa argjentinasi.

Rundi i katërt ishte fatal për argjentinasin, nokautohet nga trim i Kosovës.

Ardian Krasniqi ka 11 meçe në karrierën e tij, duke i fituar të gjitha me nokaut.

Në anën tjetër, kundërshtari i tij, Ramirez ka 27 fitore, gjashtë me nokaut, derisa ka pësuar 13 humbje, 5 me nokaut.

Related posts

Dimitrieska-Koçoska: Me përkrahjen e OECD-së, Maqedonia do të bëhet pjesë e vendeve që implementojnë standarde për shkëmbimin automatik të të dhënave

Gazeta Max

Janevska: Optimizimi i rrjetit të shkollave çon në mësimdhënie me cilësore dhe kursim të mjeteve të cilat kthehen në arsim

Gazeta Max

Zekolli-Shaqiri: Me keqardhje mora lajmin për dëmtimin e flamurit të RMV-së

Gazeta Max