GazetaMax
Lajme

Nis kontrolli në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate

Fillon inspektimi në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate, pas të cilit autoritetet do të dalin me informacione të detajuara.

Fillimin e inspektimeve e ka paralajmëruar dje kryeministri Hristijan Mickoski pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vlatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në të cilin është biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente deri më tani dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, klube nate apo disko.

Kryeministri Mickoski kohë më parë tha se do të fillojë një aksion të fuqishëm për kontrollimin e të gjitha dokumenteve në objektet hotelierike, pas zjarrit të tmerrshëm në një diskotekë në Koçan, ku deri më tani kanë humbur jetën 59 persona dhe janë lënduar 155.

Related posts

Pivovarov: Nevojiten hetime të fshehta të korrupsionit nëpër vendkalime kufitare

Gazeta Max

Grubi: Për Alternativën dhe Besën dera e Qeverisë mbetet e hapur, VMRO-ja po izolohet

Gazeta Max

Bekteshi alarmon: Shqipëria vazhdon punimet e Korridorit 8, te ne VMRO dhe “Levica” bojkotojnë dhe pengojnë

Gazeta Max