GazetaMax
Ballina

Nisja e negociatave me BE-në: Sofja ta ndihmojë Shkupin dhe Tiranën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, gjatë vizitës në Sofje ka kërkuar ndihmën e Bullgarisë për realizimin e vendimit të Këshillit Evropian të vitit 2020 për nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë.

“Është shumë e rëndësishme, që në këto kohëra të vështira, vendet anëtare të BE-së t`i realizojnë premtimet e tyre ndaj fqinjvëe. Kohërat janë shumë tensionuese që do të përcaktojnë të ardhmen e Evropës”.

Fon der Lajen gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Kiril Petkov, ka njoftuar se Komisioni Evropian ka miratuar planin bullgar të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë.

Plani përfshinë 57 investime dhe 47 reforma në 12 fusha të ndryshme që duhet të zbatohen deri në vitin 2026. Bullgaria, nga financimi evropian, do të përfitojë mbi 6.2 miliardë euro.

Presidentja e Komisionit Evropian ka falënderuar Qeverinë bullgare për ndihmën ndaj qytetarëve të Ukrainës që kërkojnë strehë nga lufta. Më shumë se 70.000 refugjatë ukrainas janë strehuar në Bullgari.

Related posts

Më mirë mos e shikoni fare, kështu dukej Efi e “Për’puthen” para ndërhyrjeve plastike

Gazetamax.mk

Bekim Sali do të udhëheq me Alternativën

Gazetamax.mk

Grubi: Personat me Sindrom Down duhet të trajtohen të barabartë në çdo sferë

Gazetamax.mk