GazetaMax
Ballina

Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, ja çfarë duhet të bëni

Ulja e nivelit të
sheqerit në mëngjes mund të shkaktojë marramendje, rënie të fikëti dhe
konfuzion.

Ky problem
mjekësor shfaqet kryesisht tek njerëzit që vuajnë nga diabeti, por mund të ndodhë
edhe prej shkaqeve të tjera, të cilat lisothen më poshtë.

Çfarë e shkakton
uljen e nivelit të sheqerit në mëngjes?

Kur njerëzit
kalojnë shumë orë pa ngrënë, niveli i sheqerit në gjak bie.

Kjo ndodh edhe
gjatë natës, kur njerëzit nuk çohen dot të ushqehen apo pijnë lëngje.

Megjithatë, gjatë
natës, trupi parandalon rënien drastike të sheqerit duke qenë se mëlçia ka
gjithmonë një sasi të caktuar të ruajtur të sheqerit.

Niveli normal i
sheqerit për një diabetik është mes 70-130 miligram për decilitër.

Kur sheqeri bie
nën 70 mg/dl njerëzit mund të përjetojnë disa simptoma siç janë: Djersitje dhe
dridhje të trupit, mungesë koordinimi, ankth, rritim, plogështi, dhimbje koke,
marramendje, rrahje të larta të zemrës.

Shkaqet që çojnë
në uljen e nivelit të sheqerit në mëngjes përfshijnë: Përdorimi afatgjatë i
medikamenteve kundër diabetit, konsumi i alkoolit, sëmundjet kronike të
veshkave, ndërhyrjet kirurgjikale në stomak, çrregullimet hormonale, diarea dhe
të vjellat, regjim ushqimor me pak karbohidrate.

Në raste të
rralla ky problem shfaqet si pasojë e kancerit.

Trajtimi

Nëse ndiheni të
uritur, atëherë duhet të konsumoni një ushqim të pasur me glukozë siç janë
petullat dhe frutat.

Njerëzit që
vuajnë nga diabeti duhet të konsultohen tek mjeku për një ndryshim potencial të
barnave.

Parandalimi

Simptomat e uljes
së nivelit të shqerit si pasojë e mungesës së ushqimit mund të parandalohen
duke:

Ngrënë diçka të
shpejtë përpara gjumit

Duke u ushqyer me
produkte të pasura me fibër që ngadalësojnë përthithjen e glukozës.

Duke ngrënë vakte
të shpeshta e të vogla ushqimesh gjatë ditës.

Nëse rregullimet
në stilin tuaj të jetesës ose në regjimin ushqimor nuk ndikojnë në përmirësimin
e situatës, atëherë kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore./AgroWeb.org/

Related posts

Shenja ‘jashtëzakonisht serioze’ e kolesterolit të lartë që mund të jetë e vështirë për t’u trajtuar

Gazetamax.mk

Dënohen me burg për vjedhjen e mbi 100 tualeteve

Gazetamax.mk

Boronica e kuqe, fruti që ju ndihmon kundër peshës së tepërt

Gazetamax.mk