GazetaMax
Lajme

Një 21-vjeçar ka humbur jetën në rrugën Shtip-Koçan

Shtip, 1 janar – Një djalë ka shkelur dy shokë, njëri ka vdekur në Spitalin klinik të Shtipit, ndërsa i dyti po lufton për jetën.

Sipas SPB Shtip, rreth orës 05:20 është raportuar se në rrugën kryesore Shtip – Koçan, në vendin e quajtur “Brilliant”, automjeti  “Opel Astra” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.T. nga Shkupi, ka goditur 21-vjeçarin A.G. nga fshati Kadino i Shkupit dhe tjetrin A.P. nga fshati Trubarevë, Shkup, i cili paraprakisht ka udhëtuar me të njëjtin automjet. Të dy kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Spitalin klinik të Shtipit, ku në ora 7:15 A.G. vdiq, dhe te A.P. janë konstatuar lëndime trupore.

Inspektim është kryer nga një ekip i SPB Shtip.

Related posts

Kovaçevski me urim me rastin e Krishtlindjeve për besimtarët e Kishës Katolike

Gazeta Max

Enver Hoxhaj publikon njërin nga aeroplanët luftarak që bombardoi Serbinë

Gazeta Max

LAJMI I FUNDIT/ Arratiset nga burgu ish zv.drejtori i DAP-it Ismet Guri

Gazeta Max